27 Prill 2024

UNMIK-u kërcënon shqiptarët në lagjen “Kroi i Vitakut”

Mitrovicë, 30 nëntor - Afishe me vula të UNMIK-ut të ngjitura nëpër muret e shtëpive të shqiptarëve, janë parë të martën mbrëma në lagjen “Kroi i Vitakut” në veri të Mitrovicës.

Këto afishe lajmërojnë qytetarët të cilët ndërtojnë shtëpi, se detyrohen të paraqiten për leje ndërtimi në zyrën për urbanizëm të administratë të UNMIK-ut në veri të Mitrovicës.

Tendencave të ekstremistëve serbë për të ndaluar ndërtimin e shtëpive të shqiptarëve në veri të Mitrovicës, u është bashkuar edhe UNMIK-u.

Sipas asaj që shkruhet në këto afishe, qytetarët të cilët ndërtojnë shtëpi, duhet të lajmërohen në zyrat e administratës së UNMIK-ut, ose në të kundërtën do të dënohen nga inspekcioni.

“Të gjithë ata që ndërtojnë ose mendojnë të bëjnë të njëjtën gjë në lagjen tuaj duhet të lajmërohen në administratën e UNMIK-ut, Mitrovica Veriore - Zyra për urbanizëm plan dhe zhvillim”, thuhet mes tjerash në këto afishe të shkruara në gjuhën serbe në alfabet cirilik dhe në gjuhën shqipe, shkruan Kosova Press.

Ndërkaq, banorët shqiptarë të lagjes “Kroi i Vitakut” ndjehen të provokuar nga këto afishe dhe thirrje të tilla të UNMIK-ut. Ata kanë theksuar se UNMIK-u qysh më parë ka përfunduar mandatin e vet në Kosovë dhe nuk do t’i marrin për bazë këto thirrje.

Në anën tjetër Drejtori i Infrastrukturës në komunën e Mitrovicës, Rasim Veseli ka thënë për Kosovapress se këto afishe duhet të injorohen plotësisht, sepse UNMIK-u nuk ka mandat dhe as përgjegjësi morale të kërkoj nga banorët një gjë të tillë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)