17 Maj 2024

UNDP dorëzoi Ligjin mbi Personat e Verbër në Alfabetin Braill

Prishtinë, 10 tetor - Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) shënoi 15 tetorin, Ditën Ndërkombëtare të Personave të Verbër, me një ceremoni dorëzimi të ligjit mbi personat e verbër në alfabetin braill.

Ky ligj është përgatitur nga Komisioni Parlamentar për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione dhe është përkrahur nga projekti i UNDP-së për Zhvillimin Parlamentar të Politikave Sociale.

Gjatë procesit për t’u këshilluar dhe për diskutime u angazhuan edhe shoqëria civile, qeveria dhe akterë të tjerë të interesit.

Ndër kontribuesit më të rëndësishëm ishin vetë të verbërit dhe personat me të par të dobësuar përmes Shoqatës së Personave të Verbër dhe me të Par të Dobësuar të Kosovës. Ligji u aprovua nga Kuvendi më 14 qershor 2012.

Duke marrë parasysh rëndësinë e këtij ligji dhe vështirësinë e të verbërve që t’i qasen atij, UNDP, Komisioni Parlamentar dhe Shoqata e të Verbërve dhe me të Par të Dobësuar të Kosovës u pajtuan të shtypin 250 kopje në alfabetin braill në tri gjuhët (shqip, sërbisht dhe anglisht) nga të cilat do të përfitonte ky grup i cenuar.

Znj. Osnat Lubrani, Koordinatore e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim dhe Përfaqësuese e Përhershme e UNDP-së ia dorëzoi ligjin Bujar Kadriu, kryetar i Shoqatës, në prezencë të Znj. Suzan Novobërdaliu, kryetare e Komisionit Parlamentar. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)