04 Maj 2024

Udhërrefyesi për liberalizim të vizave për Kosovën në janar

Bruksel, 10 dhjetor - Shtetet anëtare të Bashkimit Europian kanë miratuar konkluzionet e Këshillit të Ministrave, të cilat hapin mundësi që Kosova të përparojë në dialogun për liberalizimin e vizave, çështjet tregtare, anëtarësimin në Bankën Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe pjesëmarrjen në programet e BE-së.

“Këshilli Europian miraton konkluzionet e 5 dhjetorit 2011, rreth Zgjerimit dhe Stabilizim Asociimit dhe rikujton konkluzionet e dhjetorit të vitit 2006, të cilat krijojnë bazat për ripërtrirjen e konsensusit rreth zgjerimit”, thuhet në konkluzionet e Këshillit Europian.

E kur është fjala për fillimin e dialogut për liberalizimin e vizave, në Qeverinë e Kosovës kanë bërë të ditur se dialogu për këtë proces pritet të fillojë gjatë muajit janar.

“Komisarja europiane për çështje të brendshme, Cecilia Malstrom pritet të qëndrojë gjatë këtij muaji në Kosovë. Kosova pritet të marrë udhërrëfyesin gjatë janarit nga Komisioni”, ka thënë burimi i gazetës.

"Bashkimi Evropian hap dialogun për liberalizmin e vizave me Kosovën", ka deklaruar inistrja për Integrime Evropiane, Vlora Çitaku.

Ajo ka bërë të ditur se BE-ja, ka rekomanduar fillimin e negociatave me Kosovën për marrëdhënie tregtare dhe qasjen e Kosovës në programet e komunitetit.

Sipas Çitakut, kjo nënkupton vendosjen e marrëdhënieve kontraktuale ndërmjet Kosovës e BE-së.

Kurse udhëheqësit e BE-së, kanë shtyer deri në pranverën e ardhshme dhënien e statusit të vendit kandidat për Serbinë, ka deklaruar presidenti i Bashkimit Europian, Herman van Rompai.

Ai i bëri thirrje Beogradit që të normalizojë marrëdhëniet me Kosovën.

Rompaj, tha se vlerësimi i radhës për këtë çështje, do të bëhet në shkurt, ndërsa vendimi përfundimtarë merret në mars të vitit 2012.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)