17 Maj 2024

Turqia mbështet integritetin e Kosovës

Mitrovicë, 10 tetor - Turqia mbështet fuqishëm integritetin territorial të Republikës së Kosovës, tha të mërkurën ambasadorja turke, Songul Ozan.

Këto komente i bëri gjatë një vizite në Mitrovicë, ku u takua me  kryetarin e komunës, Avni Kastrati.

Ambasadorja Ozan, theksoi se nuk mund të flitet për ndarjen e Kosovës, meqë në një rast të tillë  do të destabilizohej i gjithë rajoni.

“Ne mbështesim integritetin dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës dhe jemi kundër çfarëdo ideje për ndarje”. 

Në anën tjetër, ajo shprehu gatishmërinë e Turqisë për të mbështetur projektet që kanë të bëjnë me përmirësimin e jetës së qytetarëve.

Kryetari Kastrati, e falënderoi ambasadoren për vizitën dhe për interesimin e shtetit turk. “Ne jemi mirënjohës për ju dhe për shtetin turk që na ka mbështetur vazhdimisht”.

Ai vlerësoi shumë bashkëpunimin e ngushtë  ndërmjet Kosovës dhe Turqisë dhe në këtë rast edhe ndërmjet Mitrovicës dhe qyteteve të ndryshme të Turqisë.

“Ne kemi krijuar një lidhje të veçantë me disa qytete turke, si Inegolin me të cilin jemi binjakëzuar”. 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)