30 Prill 2024

Turqia e rikonfirmon mbështetjen për Kosovën

Ankara, 26 prill - Turqia do të vazhdojë të mbështesë Kosovën edhe në të ardhmen në procesin e njohjeve, por edhe në fushat tjera. Kështu premtuan kryetari i Kuvendit të Madh të Turqisë, Cemil Çiçek dhe presidenti i Republikës së Turqisë, Abdullah Gül, në takime të ndara me delegacionin e Kuvendit të Kosovës, i cili i udhëhequr nga kryeparlamentari, Jakup Krasniqi, po qëndron për vizitë të Turqi.


Në takim me presidentin e Republikës së Turqisë,Abdullah Gül, kryeparlamentari Krasniqi e njoftoi atë me zhvillimet e fundit në Kosovë, me përparimet që ka bërë Kosova dhe me sfidat me të cilat ajo po përballet, duke kërkuar vazhdimin e mbështetjes së Turqisë si në procesin e njohjeve ndërkombëtare, ashtu edhe në proceset tjera.

Ndërsa, presidenti Gül theksoi se Turqia do të vazhdojë të mbështesë Kosovën edhe në të ardhmen në procesin e njohjeve, por edhe në fushat tjera.

Kë takim me kryetarin e Kuvendit të Madh të Turqisë, kryeparlamentari i shprehu mirënjohje Turqisë për mbështetjen që po i jep Kosovës.

Ai përmendi edhe marrëveshjet që Kosova dhe Turqia kanë arritur, duke theksuar se marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve duhet të thellohen dhe zgjerohen edhe më tej, thuhet në njoftimin e lëshuar nga Zyra për Informim e Kuvendit të Kosovës.

Duke folur për raportet me fqinjët dhe integrimet rajonale, Krasniqi ka pohuar se Kosova ka raporte të shkëlqyeshme me fqinjët, pos me Serbinë, e cila nuk e ka njohur Kosovën dhe vazhdon t\'\'i bëjë pengesa zhvillimit dhe afirmimit ndërkombëtar të vendit. Në këtë aspekt ai kërkoi nga autoritetet turke që në takimet me zyrtarët serbë të ushtrojnë ndikimin e tyre për ndërrimin e qasjes së Serbisë ndaj Kosovës.

Kryetari i Kuvendit të Madh të Turqisë, Cemil Çiçek, vlerësoi se marrëdhëniet midis Kosovës dhe Turqisë janë shumë të mira , ndërsa këtë vizitë e cilësoi si mundësi shumë të mirë për thellimin e marrëdhënieve midis dy vendeve në përgjithësi e në veçanti thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy parlamenteve.

Ai theksoi se Turqia do të vazhdojë të mbështesë Kosovën në të gjitha aspektet, si në vazhdimin e konsolidimit te institucioneve, ashtu edhe në zhvillimin ekonomik të saj.

Dy kryeparlamentarët janë pajtuar për nevojën e thellimit të mëtejmë të marrëdhënieve ndërmjet parlamenteve të dy vendeve mike. Krasniqi me këtë rast i ka bërë ftesë homologes turk, Çiçek, për vizitë zyrtare në Kosovë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)