03 Maj 2024

Turqia do të vazhdojë ta ndihmojë Kosovën

Prishtinë, 23 prill - Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, priti sot në takim një delegacion të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Turqisë, të udhëhequr nga ministri, Idriz Naim Shahin, e në shoqërim të ambasadores turke në Kosovë, zonjës Songül Ozan.

Presidentja Jahjaga e uroi ministrin Shahin për Ditën Kombëtare të Komunitetit Turk në Kosovë, si dhe për festat kombëtare në Turqi, Ditën e krijimit të Parlamentit dhe Ditën e Fëmijëve.

Presidentja Jahjaga tha se Turqia ka luajtur dhe vazhdon të luaj një rol të rëndësishëm në mbështetje të sovranitetit dhe integritetit të Kosovës si dhe në konsolidimin ndërkombëtar të vendit.

Presidentja Jahjaga tha se Kosova ka dëshmuar se është shtet i ndërtuar në parimin qytetar, që respekton plotësisht të drejtat e njeriut dhe theksoi se në këtë rrafsh komuniteti turk në Kosovë është i integruar plotësisht në shoqëri dhe po luan një rol konstruktiv.

Ajo tha se përfshirja e komunitetit turk në të gjitha nivelet e qeverisjes në Kosovë dëshmon përkushtimin për ndërtimin e një shteti demokratik.     

Presidentja Jahjaga i vlerësoi marrëdhëniet ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Turqisë si shumë të mira dhe theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve në të gjitha fushat e posaçërisht në fushën e sundimit të ligjit.

Ministri i Punëve të Brendshme të Turqisë, zotëri Idris Naim Shahin, theksoi se të dyja vendet kanë marrëdhënie jashtëzakonisht të mira mes vete dhe theksoi rëndësinë e avancimit të tyre në të ardhmen.

Ai tha se Kosova është një shembull shumë i mirë i një shteti shumëkombësh dhe theksoi se komuniteti turk në Kosovë është urë lidhëse mes dy vendeve.

Ministri Shahin tha se Kosova ka një të ardhme të sigurt dhe theksoi se Turqia do të vazhdojë ta ndihmojë atë në fusha të ndryshme.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)