05 Maj 2024

Turqia dhe Kosova deri me tani kanë arritur 32 marrëveshje

Prishtinë, 28 maj - Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi,priti sot një delegacion të Komisionit për punë të Jashtme të Turqisë, të kryesuar nga kryetari i këtij Komisioni, Volkan Bozkir.

Me këtë rast, Bozkir, duke u falënderuar për këtë pritje, tha se marrëdhëniet ndërmjet Turqisë dhe Kosovës janë shumë të mira.

Zhvillimi shoqëroro-ekonomik i Kosovës, tha ai, do të ndikojë pozitivisht në arritjen e stabilitetit të gjithmbarshëm në Kosovë.

Ndërkaq, angazhimi për njohje të Kosovës nga sa më shumë vende është prioritet për Turqinë, kurse në qëndrimin ndaj Kosovës, nuk ka ndarje  ndërmjet pozitës dhe opozitës turke.

Turqia në çdo aspekt është me Kosovën, sidomos kur është fjala për integrimin euro-atlantik.

“Në ulëset e NATO-s, shpejt do të ulemi së bashku”, theksoi Volkan Bozkir.

Sa i përket bisedave me Serbinë, ai tha se marrëveshjet e arritura duhet të realizohen, ndërsa shprehu besimin se paqja do të mbretërojë edhe në veri të Kosovës.

Në vijim, Volkan Bozkir, vlerësoi lart edhe qëndrimin ndaj pozitës së komunitetit turk.

Në fjalën e tij kryekuvendari Krasniqi theksoi se ndërmjet Kuvendit të Kosovës dhe Kuvendit të Madh të Turqisë ekzistojnë marrëdhënie shumë të mira bashkëpunimi, ashtu si edhe ndërmjet dy qeverive.

Deri tash ndërmjet Turqisë dhe Kosovës janë arritur 32 marrëveshje bashkëpunimi. Turqia është njëra nga 5 vendet kryesore, me të cilat zhvillohet bashkëpunimi.

Duke folur për procesin e njohjeve të pavarësisë së Kosovës, Krasniqi tha se Kosovën tashmë e kanë njohur 90 vende.

“Presim që Turqia, si edhe deri tash, të kontribuojë me ndikimin e  saj, që të shtohet numri i shteteve, sidomos nga bota islamike, të cilat do ta njohin Kosovën”, theksoi ai.  
 
Në vazhdim kreu i legjislativit të vendit tha se çështja e pozitës së komuniteteve në Kosovë është e zgjidhur në mbështetje të standardeve më të larta evropiane.

Bashkëbiseduesit theksuan se bashkëqytetarët nga të dy vendet përbëjnë një urë shumë të rëndësishme bashkëpunimi ndërmjet Turqisë dhe Kosovës.


Në takim u fol edhe për nevojën e thellimit të bashkëpunimit të mëtejmë në lëmin e ekonomisë, duke ditur se Kosova ka resurse të mëdha natyrore.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)