29 Prill 2024

Tryezë me Gratë në komunat serbe

Prishtinë, 5 prill - Grupi i Grave Deputete në bashkëpunim me DEMI (Iniciativa për Komuna Demokratike dhe Efektiv),që është në kuadër të USAID-it, organizuan   një tryezë në Gjilan  me temë: Roli i Gruas në Qeverisjen Lokale, në të cilën morën pjesë përfaqësues nga komunat: Gjilan, Shtërpcë, Ranillug, Graçanicë, Partesh, Novobërdë dhe Kllokot.

Takimin e hapi drejtorja e DEMI znj. Glinka Kapitanova, e cila foli për rëndësinë e rritjes së efikasitetit të punës në komuna dhe rëndësinë e pjesëmarrjes së gruas në qeverisjen lokale. “Nga përvoja ime  e di se kjo përbën rol sfidues dhe kërkon shumë përgjegjësi,  por ne duhet të angazhohemi shumë për rritjen e pjesëmarrjes së gruas  në politikë, veçanërisht në vendimmarrje”.

Kryetarja e GGD-ës znj. Teuta Sahatqija  tha se është mirë që po  mbahet kjo tryezë me gratë asambliste të Komunës së Gjilanit dhe komunave që kryesisht qeverisen nga komunitete jo shqiptare,  për ta fuqizuar gruan në të gjitha nivelet anekënd Kosovës. Nga mandatet  e  para  të institucioneve me anë të zbatimit të kuotës gjinore u krijua kushte që kontribuuan në përfshirjen e më shumë grave në procese shoqërore. 

Kështu tani janë më shumë gra në Parlament dhe institucione qendrore dhe lokale, por duhet bërë më shumë që gratë nga komunat të të gjitha komuniteteve të fuqizojnë gruan në nëndegët, degët dhe nivelin qendror të partive , sepse vetëm duke forcuar gruan në partitë politike ato do të mundë të zgjedhën kryetare komunash, kryesuese kuvendesh komunale, udhëheqëse qeverish lokale, drejtore etj. Deputetja znj. Flora Brovina po ashtu foli për punën e madhe që duhet bërë në nivelin lokal, sidomos në fuqizimin ekonomik të gruas. Në këtë drejtim ajo theksoi rëndësinë  e zhvillimit të veprimtarisë zejtare  e cila është mundësi e mirë për  punësim të grave.

Panelistja Vesna Mikiq nga komuna e Ranillugut foli për pozitën e grave serbe, pozitë e cila nuk është e mirë në radhë të parë për shkak se ato kryesisht jetojnë në komuna jo aq të zhvilluara.

Deputetja nga Gjilani znj.Lirie Kajtazi kërkoi nga gratë e asambleve që të jenë aktive në politikat e komunës, sidomos për të adresuar çështjet që lidhen me jetën e qytetarit, të gruas dhe fëmijëve . Në diskutim morën pjesë edhe asambleistet nga komunat. Në fund të debatit u dhanë këto rekomandime:

·    Të respektohen ligjet në fuqi mbi çështjet që lidhen me gruan;
·    Të rritet angazhimi i grave në proceset e politikëbërjes në komuna
•    Të vazhdohet me zbatimin e kuotës gjinore në zgjedhje;
·    Të rritet niveli i vetëdijesimit te gratë dhe burrat mbi nevojën e përfshirjes së grave në vendimmarrje.
       
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)