07 Maj 2024

Trajkoviq: BE-ja do ta kushtëzojë Serbinë

Prishtinë, 7 qershor - Deputetja e Kuvendit të Kosovës Rada Trajkoviq, ka deklaruar se Bashkimi Evropian do ta kushtëzojë Serbinë për caktimin datës së fillimit të negociatave për anëtarësim me heqjen institucioneve ilegale në veri të Kosovës.

Në një intervistë për të përjavshmen serbe, ‘NIN’ të Beogradit, Trajkoviq ka tërhequr vërejtjen se Qeveria e re e Serbisë duhet urgjentisht që ta zgjidh çështjen e statusit të veriut të Kosovës, sepse çdo prolongim është problem esencial për ekzistencën e serbëve.

Trajkoviq ka theksuar se një numër i caktuar i serbëve veç është paraqitur për të punuar në Zyrën administrative të Qeverisë së Kosovës në Mitrovicë, për të cilën ka vlerësuar se është projekt i bashkësisë ndërkombëtare dhe përgatitje për shuarjen e administratës së UNMIK-ut në veri të Kosovës.

Ajo ka thënë se nuk do të ketë ndarje të Kosovës, jo pse këtë nuk e dëshiron Serbia por sepse këtë nuk e lejojnë fuqitë e mëdha.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)