28 Prill 2024

Trajkoviç: Prishtina pa konsensus, Beogradi pa strategji

Prishtinë, 13 korrik - Deputetja serbe në Kuvendin e Kosovës, RadaTrajkoviç, ka deklaruar se është shumë vështirë të dialogohet nëatmosferën në të cilën serbët jetojnë me shpresën se Serbia do tëkthehet, ndërsa shqiptarët me bindjen se Kosova është e pavarur.

Sipas saj, zgjidhja është krijimi i një atmosfere se jemi të varur njëri nga tjetri, e jo ndjenja e mosdurimit ndaj njëri-tjetrit.

Trajkoviç pohon se dinamika e bisedimeve me Prishtinën, e cila një kohë ishte në nivelin më të lartë, tanë është ngadalësuar, për shkak të realitetit në terren, sipas të cilit, as në Prishtinë e as në Beograd, por as në mesin e serbëve në veri dhe në jug të Kosovës nuk ka konsensus për dialog, e as strategji.

“Prishtina nuk ka konsensus politik për vazhdimin e bisedimeve, e Thaçi nuk mund t`i udhëheqë bisedimet dhe të jetë garanci e implementimit të marrëveshjeve. Gjithashtu, frikësohem se Beogradi nuk ka fare strategji të përgatitur, përveç disa parullave, të cilat mund ta vështirësojnë situatën”, ka vlerësuar Trajkoviç.

Trajkoviç ka shtuar se në institucionet kosovare aktualisht hetohen përçarje rreth pozitave të liderëve dhe, për këtë arsye, as atje nuk dihet si dhe në ç`mënyrë do të vazhdojë dialogu.

Sipas Trajkoviç, ekziston vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, me të cilin presidentes Atifete Jahja i vazhdohet mandati i presidentes, por njëkohësisht edhe refuzimi i partisë më të madhe opozitare, LDK, që të marrë pjesë në ndryshimet kushtetuese, nëse asaj i vazhdohet mandati.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)