12 Maj 2024

Topi: Bashkimi kombëtar do të ndodhë në Bruksel

Tiranë, 10 qershor - Kreu i shtetit shqiptarë theksoi se bashkimi ynë kombëtar, ashtu siç e dëshiruan stërgjyshërit tanë atdhetarë në Prizren para 134 vjetësh, do të ndodhë në Bruksel, në qendrën administrative të NATO-s dhe Bashkimit Evropian!”, u shpreh ndër të tjera Topi.

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi përmes një deklarate për media ka përshëndetur 134-vjetorin e Lidhjes së Prizrenit, duke vlerësuar se kjo datë e lavdishme përcaktoi në mënyrë të qartë bashkimin e ideve dhe përpjekjeve për çlirim.

Kreu i shtetit shqiptarë theksoi se bashkimi ynë kombëtar, ashtu siç e dëshiruan stërgjyshërit tanë atdhetarë në Prizren para 134 vjetësh, do të ndodhë në Bruksel, në qendrën administrative të NATO-s dhe Bashkimit Evropian!”, u shpreh ndër të tjera Topi.

Nëpërmjet tjerash kreu i Shtetit shqiptar, Prof. Dr. Bamir Topi përshëndet 134-vjetorin e mbajtjes së Lidhjes së Prizrenit:

“Të dashur bashkatdhetarë!

Dita e sotme shënon 134-vjetorin e mbajtjes së Lidhjes historike të Prizrenit dhe si President i Shqipërisë është nder për mua t’ju drejtohem në momentin kur shqiptarët kudo që janë, përkujtojnë me krenari këtë datë të lavdishme, e cila përcaktoi në mënyrë të qartë bashkimin e ideve e përpjekjeve për çlirim dhe mëmvetësi si dhe të ardhmen e kombit tonë.

Historia shumëshekullore e mbarë popullit shqiptar ka qenë e tejmbushur dhe e karakterizur nga një kalvar i pafund sakrificash, luftërash dhe aspiratash, por Lidhja e Prizrenit, ashtu si dikur Besëlidhja e Lezhës në kohën e lavdishme të Skënderbeut, shënoi një nga pikat më kulmore të ekzistencës moderne të kombit tonë me një bashkim idesh, përpjekjesh dhe veprimesh të bashkërenduara për liri dhe bashkim.

Kjo datë do të mbetet ngahera e gdhendur në kujtesën tonë historike dhe do të shërbejë si një burim frymëzimi atdhetar për brezat e sotëm të shqiptarëve dhe ata që do të vijnë më pas.

Në kuadrin e 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, në një kohë kur shqiptarët si komb, në shtete të ndryshme të rajonit ku fati i hidhur i historisë i detyroi të jetojnë të ndarë nga trungu i vendit amë, janë të orientuar drejt integrimit me dinjitetet dhe me vlerat tona të spikatura në strukturat euro-atlantike, dëshiroj t’ju uroj gëzuar 134-vjetorin e Lidhjes së Prizrenit!

Sot, kur Shqipëria është anëtare e Aleancës më të madhe të paqes dhe sigurisë në botë dhe synon t’i bashkangjitet familjes së madhe evropiane, kur Kosova është një shtet i pavarur, sovran dhe demokratik dhe kur faktori shqiptar në Ballkan vazhdon të luajë rolin e vet vendimtar e moderator në shërbim të paqes dhe qëndrueshmërisë afatgjatë, dëshiroj të vë në dukje gjithashtu se bashkimi ynë kombëtar, ashtu siç e dëshiruan stërgjyshërit tanë atdhetarë në Prizren para 134 vjetësh, do të ndodhë në Bruksel, në qendrën administrative të NATO-s dhe Bashkimit Evropian!”

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)