08 Maj 2024

Tomislav Nikoliq presidenti i ri i Serbisë

Beograd, 20 maj - Tomislav Nikolic është zgjedhur president i ri i Serbisë. Boris Tadiç uroi fitoren rivalit. Dallimi në mes të dy kandidatëve rreth 2 për qind.

Rezultati ishte 49.7%  për Nikoliqin dhe 47% për Boris Tadiqin.

Tadiq ka pranuar humbjen dhe ka thënë se nuk do të bëhet kryeministër i qeverisë se Serbisë.

Lideri i partisë përparimtare serbe Tomislav Nikoliq ka fituar zgjedhjet presidenciale serbe me rreth dy për qind epërsi ndaj Boris Tadiqit.

Gjatë një paraqitje publike Tadiq i ka uruar Nikoliqit fitoren dhe ka përjashtuar çdo mundësi që ai të bëhet kryeministër i Serbisë me socialistët e Ivica Daqiqit.

Qytetarë serb votuan Nikoliqin i cili deri në pranverë të vitit 2008 ka qenë numri dy ultranacionaliste, Partisë Radikale të Kriminelit të Voislav Sheshelit i cili gjendet në Hagë duke u gjykuar për krime lufte.

Nikoliq ka qenë mbështetës i politikës se Millosheviqit deri në pranverë të vitit 2008 kur ka dhënë dorëheqje nga partia radikale dhe ka themeluar partinë e vet Partia Përparimtare Serbe (SNS).

Nikoliq ka qenë kundër integrimit të Serbisë në BE, por e ka ndryshuar kursin para rreth katër viteve. Me gjithë përkrahjen e perëndimit për Tadiqin qytetaret serb dëshmuan se nuk kanë hequr dorë nga nacionalizmi.

Me fitoren e Nikoliqit Srbia mund të futet në një krizë politike dhe institucionale për arsye se SNS e Nikoliqit i ka fituar edhe zgjedhjet parlamentare.

Megjithatë partia e Tadiqt dhe socialistët e Daqiqit e kanë një marrëveshje në parim për krijimin e një qeverie të koalicionit.

Megjithatë fitorja e Nikoliqit mund të ndryshoj qëndrimin e partive që kanë fituar ulëse në parlamentin serb.

Sa i përket qëndrimit ndaj Kosovës Nikoliq dhe Tadiq nuk dallojë shumë ndaj njëri tjetrit.  Votuesi serb i dha një flakaresh shteteve perëndimore të cilat me çdo kusht kanë përkrahur kandidaturën e Tadiqit dhe partinë e tij.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)