06 Maj 2024

Themelohet shoqata mbarë kombëtare e gjeodetëve shqiptarë

Prishtinë, 21 nëntor - Me qëllim të bashkimit të shkencave të gjeodezisë, hartografisë, gjeoinformacionit dhe kadastrës shqiptare në një trup të përbashkët, me datë 19 nëntor në Shkup u mbajt takimi i gjeodetëve shqiptar nga të gjitha trojet shqiptare, respektivisht nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Kosova lindore,.

Në këtë mbledhje u themelua Shoqata Mbarëkombëtare e Gjeodetëve Shqiptarë “Karl Gega”. Shkaku i mungesës së kontakteve, në këtë takim munguan gjeodetët nga Çamëria.

Me themelimin e Shoqatës “Karl Gega” pritet të ritet bashkëpunim ndërmjet gjeodetëve shqiptarë dhe kompanive e organizatave gjeodezike qeveritare dhe joqeveritare, të thellohet njohja dhe shkëmbimi i përvojave ndërmjet gjeodetëve shqiptarë nga troje të ndryshme, të standardizohet terminologjia dhe punimet gjeodezike konform standardeve ndërkombëtare, të informohen gjeodetët shqiptarë mbi të gjitha risitë në lëmin e gjeodezisë, hartografisë dhe kadastrës, etj.

Po ashtu aspirohet që kjo Shoqatë të lidhet me shoqatat homologe të vendeve të tjera, të anëtarësohet në mekanizmat ndërkombëtare si FIG, ICA etj, ku do të kujdeset për të përfaqësuar profesionalisht interesat kombëtare.

Në takim u zgjodh Këshilli Drejtues i Shoqatës “Karl Gega”, ndërsa kryetar i parë u zgjodh Prof. Dr. Bashkim IDRIZI nga Shkupi, ligjërues në Universitetin Shtetëror të Tetovës dhe në Universitetin e Prishtinës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)