18 Maj 2024

Themelohet Komiteti Drejtues për Liberalizimin e Vizave

Prishtinë, 4 korrik - Qeveria e Kosovës sot ka zhvilluar mbledhjen e saj të rregullt në të cilën ka miratuar projektligjin për regjistrimin e pengut në regjistrin për sendet e luajtshme dhe vendime tjera të fushës së përgjegjësive të saja Kushtetuese dhe ligjore.

Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka vlerësuar lartë vendimin e Grupit Ndërkombëtar Drejtues për të përmbyllur fazën e mbikëqyrjes së pavarësisë së Kosovës dhe ka theksuar përkushtimin e institucioneve kosovare që të vazhdojnë angazhimet e tyre në fuqizimin e sundimit të ligjit dhe sigurisë, si dhe zhvillimit ekonomik e mirëqenies së qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Kryeministri Thaçi është shprehur se do të vazhdojmë angazhimet tona për rritjen e përfshirjes së të gjitha komuniteteve në ndërtimin e shtetit dhe të institucioneve tona dhe do të vazhdojmë krijimin e kushteve për një perspektivë të qetë dhe të sigurt për të gjithë.

“Grupi Ndërkombëtar Drejtues, mbledhjen e ardhshme, përmbyllëse, do ta zhvillojë në Prishtinë”, ka thënë Hashim Thaçi dhe ka shtuar: “Në shtator do të festojmë të gjithë së bashku përfundimin e suksesshëm të pavarësisë së mbikëqyrur. Ne do të vazhdojmë bashkëpunimin e ngushtë edhe në të ardhmen me të gjithë miqtë ndërkombëtar që kanë ndihmuar në përmbylljen e suksesshëm të këtij kapitulli të zhvillimit tonë.”

Qeveria e Kosovës ka miratuar Projektligjin për Regjistrimin e Pengut në Regjistër për Sendet e paluajtshme si dhe Koncept-dokumentin për hartimin e Projektligjit për Inspektoratin e Mjedisit, Ujërave, Planifikimit Hapësinorë dhe Ndërtimit. 

Në mbledhjen e sotme, Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar edhe vendimin për themelimin e strukturës koordinuese për zbatimin e udhërrëfyesit për liberalizimin e vizave.

Sipas këtij vendimi themelohet Komiteti Drejtues për Liberalizimin e Vizave i cili është përgjegjës për koordinimin, monitorimin dhe raportimin e të gjitha aktiviteteve të institucioneve të Republikës së Kosovës për zbatimin e Udhërrëfyesit të Komisionit Evropian për Liberalizimin e Vizave me Kosovën. Komiteti Drejtues do të ketë këtë përbërje:

1.      Ministrja e Integrimit Evropian, Koordinatore Kombëtare për Liberalizimin e Vizave, Kryesuese;

2.      Ministri i Punëve të Brendshme, Zëvendës Kryesues;

3.      Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, anëtar;

4.      Ministri i Punëve të Jashtme, anëtar;

5.      Ministri i Drejtësisë, anëtar;

6.      Ministri i Financave, anëtar;

7.      Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, anëtar;

8.      Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, anëtar;

9.      Drejtor i Përgjithshëm i Doganës së Kosovës, anëtar;

10.  Drejtor i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës, anëtar.

11.  Kuvendi i Republikës së Kosovës;

12.  Prokuroria e Shtetit;

13.  Këshilli Prokurorial i Kosovës;

14.  Këshill Gjyqësor i Kosovës;

15.  Agjencia Kundër Korrupsionit;

16.  Zyra e Avokatit të Popullit;

17.  Agjencia Kombëtare për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

Komiteti Drejtues, sipas nevojës, në punën e tij fton përfaqësues të lartë të institucioneve të tjera shtetërore që nuk janë të përcaktuara me këtë vendim.

Kabineti qeveritar ka miratuar gjithashtu edhe vendimin për organizimin dhe funksionimin e strukturave për zbatimin e planit të veprimit të strategjisë së reformës në administratën publike.

Struktura kryesore përgjegjëse për sigurimin e zbatimit të Strategjisë së Reformës së Administratës Publike dhe Planit të Veprimit të Reformës së Administratës Publike është Komisioni Ndërministror për Reformën e Administratën Publike (KNRAP), i cili ka këtë përbërje:

1. Zëvendës Kryeministri (kryesues);

2. Ministri përgjegjës për Administratë publike (zëvendës kryesues);

3. Ministri përgjegjës për Financa (anëtar);

4. Ministri përgjegjës për Integrime Evropiane (anëtar)  dhe

5. Ministri përgjegjës për Administrimin e Pushtetit Lokal (anëtar).

 

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)