29 Prill 2024

Themelohet koalicioni kosovar kundër dezinformimit

Prishtinë, 5 maj - BIRN Kosova, së bashku me një grup të organizatave të shoqërisë civile, shqiptare dhe serbe, po bashkojnë forcat për të themeluar Koalicionin Kosovar kundër Dezinformimit.

Ky koalicion krijohet me qëllimin që të avokojë dhe mbështes iniciativat që rrisin vetëdijen dhe ndërtojnë kapacitetin e shoqërisë kosovare për të trajtuar dezinformimin dhe për të krijuar një kulturë në të cilën vendimet bazohen në informacione të sakta dhe të plota.

Kjo nismë synon të bëhet një platformë që kanalizon dhe shfrytëzon energjinë e shoqërisë civile, medias dhe profesionistëve të fushës që ndajnë vlera të përbashkëta në luftën kundër dezinformimit, duke përfshirë arsimin, hulumtimin, gazetarinë profesionale, verifikimin e fakteve, raportimin e saktë, studimin, monitorimin, dhe aktivitete të tjera të shoqërisë civile.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)