30 Prill 2024

Thaçi takon kryetarët e Degëve të Partisë Demokratike te Kosovës

Prishtinë, 2 nëntor - Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi zhvilloi sot takimin e rregullt me Kryetarët e Degëve të Partisë Demokratike te Kosovës, me ç’rast i përgëzoi ata për fillimin e një procesi të mbarë zgjedhor.

Kryetari Thaçi në këtë takim kërkoi angazhim të shtuar nga të gjitha strukturat e PDK-së në komuna, duke vlerësuar rëndësinë e veçantë që ky proces zgjedhor ka për jetën politike dhe demokratike në Kosovë.

Në takimin me kryetarët e degëve të PDK-së, Kryetari Thaçi kërkoi që ky proces zgjedhor të jetë fer, transparent, i konkurencës së ideve, një proces zgjedhor, ku do të vlerësohet angazhimi i secilit anëtar të PDK-së.

Në vazhdim, lideri i PDK-së, Hashim Thaçi u bëri thirrje kryetarëve të degëve të PDK-së që të krijohen mundësi edhe më të mëdhë për aderimin e anëtarëve të rinj në Partinë Demokratike të Kosovës, në mënyrë që PDK të dalë edhe më e organizuar dhe fituese e zgjedhjeve të ardhshme, që do të mbahen në Republikën e Kosovës.

Kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi, në takimin që u mbajt në selinë qëndrore të PDK-së theksoi se nuk ka dyshim se mënyra e organizimit të zgjedhjeve në PDK do të jetë model për të gjitha partitë politike në shtetin e Kosovës.

 

Me këtë rast, Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi i ka njoftuar kryetarët e degëve të PDK-së se do t’i bëjë ftesë Misionit të OSBE-së dhe NDI-së që të vëzhgojnë procesin zgjedhor në kuadër të PDK-së.

 

Kryetarët e degëve të PDK-së në takimin e sotëm e informuan Kryetarin Thaçi për mbarëvajtjen e procesi zgjedhor.

 

Lidhur me procedurat statutare dhe aspektin organizativ të zgjedhjeve, para kryetarëve të degëve ka dhënë udhëzime shtesë anëtari i Kryesisë së PDK-së, Basri Musmurati.