17 Maj 2024

Thaçi takon baroneshën Ashton

Nju Jork, 24 shtator - Kryeministri i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi, është takuar me Përfaqësuesen e Lartë për Politikë të Jashtme të Bashkimit Evropian, Baroneshën Katherine Ashton, sot në selinë e Kombeve të Bashkuara.

“Kosova ka përmbyllur një etapë të rëndësishme, atë të përmbylljes së mbikëqyrjes së pavarësisë, por ky proces merr kuptim vetëm me hapjen e kapitullit të ri, atij të integrimit evropian. Relacioni mes Kosovës dhe BE-së duhet të kalojë përtej kurtuazisë dhe fjalëve të mira, në një relacion konkret kontraktual përmes procesit të Stabilizim asocimit” – tha Kryeministri Thaci në takim.

“Kosova po përmbushë reformat e nevojshme, dhe me të drejtë në këtë dhjetorë presim dritën e gjelbër nga Komisioni Evropian për fillimin e negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit. I kuptojmë vështirësitë politike në kuadër të BE-së, por përkundër jo unitetit për pavarësinë e Kosovës, është për t’u përshëndetur unanimiteti që ekziston në kuadër të BE-së për të ardhmen Evropiane të Kosovës dhe tërë Ballkanit Përendimor“ – deklaroi Kryeministri Thaçi. 

Kryeministri e njoftoi Përfaqësuesen e Lartë për Politikë të Jashtme të BE-së për angazhimin gjithëpërfshirës të institucioneve të Kosovës dhe tërë spektrit politik në përmbushjen e detyrimeve nga udhërrëfyesi për liberalizimin e vizave.

“Qytetarët e Kosovës janë qytetarët më të izoluar të Evropës. Ne nuk po kërkojmë status të privilegjuar e as proces të përshpejtuar. Ne po punojmë në përmbushjen e reformave që derivojnë nga udhërrëfyesi dhe presim që edhe BE mos të vonohet në këtë proces“ deklaroi kryeministri Thaçi. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)