04 Maj 2024

Thaçi: Sfida e qeverisë së Kosovës, sovraniteti në veri

Prishtinë, 21 nëntor - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, deklaroi të hënën se sfidë kryesore mbetet shtrirja e sovranitetit në tërë territorin e Kosovës si dhe zbatimi i agjendës evropiane për Kosovën.

Kryeministri Thaçi këtë e deklaroi pas takimit të Bordit të Përbashkët Koordinues për Sundimin e Rendit dhe Ligjit dhe me tutje tha se rend e ligj do të ketë në gjithë territorin e Republikës, dhe për këtë gjë do të ketë koordinim të ngushtë me autoritetet e EULEX-it, NATO-s, Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Edhe në veri do të ketë edhe demokraci, do të ketë edhe zgjedhje të lira dhe lidership, që do të jetë nga vullneti i qytetarëve dhe bashkëpunim të ngushtë mes institucioneve qendrore, si në të gjitha hapësirat tjera të Kosovës”, ka theksuar Kryeministri Thaçi

Duke folur për çështjet e diskutuara në “dialogun teknik” mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, Thaçi tha se këto janë bisedime teknike, janë raporte ndërshtetërore mes dy vendeve, Kosovës e Serbisë.

“Janë raporte ndërshtetërore dhe ne duam të shpresojmë se do të ketë një avancim të këtij procesi, në mënyrë që të ndërtojmë fqinjësi të mirë dhe të hapim perspektivë euro-atlantike për shtetin e Kosovës, por edhe për Serbinë, për paqen, stabilitetin, bashkëpunimin rajonal në përgjithësi” ka thënë kryeministri Thaçi.

Ndërkaq, duke folur rreth hetimeve lidhur me akuzat e Dick Marty-t, Thaçi tha se janë të përkushtuar që vendi të lirohet sa më shpejt nga ajo barrë e padrejtë.

“Ne si institucione të Republikës së Kosovës, por edhe si vend dhe si qytetarë, jemi të përkushtuar që Kosova të lirohet sa më shpejt nga kjo barrë e padrejtë. Politikisht ne i besojmë drejtësisë dhe i japim mbështetje të plotë drejtësisë dhe natyrisht ne do të kemi bashkëpunim shumë të ngushtë”, ka theksuar Thaçi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)