03 Maj 2024

Thaçi: Rruga e vetme dhe e ardhmja e Kosovës është në BE

Prishtinë, 16 maj - Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhjen e saj të rregullt, në të cilën ka miratuar vendimin për futjen e regjimit të vizave për një numër të shteteve dhe ka miratuar Projektligjin për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Metereologji, koncept dokumentet për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për sigurinë e depozitave bankare në Kosovë dhe koncept dokumentin për hartimin e Projektligjit për Institutin Kosovar për Administratë Publike.
 
Kryeministri Hashim Thaçi ka theksuar se Kosova do të vazhdojë angazhimin dhe punën në plotësimin e njëanshëm të kritereve për integrim në Bashkimin e Evropian dhe për liberalizimin e vizave.

“E ardhmja dhe vizioni ynë janë në anëtarësimin e plotë të Kosovës në strukturat evropiane. Edhe thirrjet tona kanë për qëllim që të tërheqin vëmendjen që të mos krijohen vonesa për Kosovën në Bruksel” ka thënë kryeministri Hashim Thaçi.

Qeveria ka aprovuar vendimin për futjen e regjimit të vizave për një numër shtetesh të botës. Ky vendim është pjesë e angazhimeve në procesin e integrimeve evropiane dhe për sigurinë e vendit.

Përzgjedhja e shteteve për të cilat do të aplikohet regjimi i vizave është bërë në bazë të kriterit se sa paraqesin kërcënim për sigurinë e shtetit të Kosovës; kërcënim për paqen dhe stabilitetin ndërkombëtarë; dhe për vendet e listës së zezë të Shengenit.

Kabineti qeveritar ka miratuar projektligjin për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Metereologji si dhe koncept dokumentet sipas të cilave do të pasojë hartimi i Projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për themelimin e sistemit të sigurimit të depozitave në Kosovë dhe hartimi i Projektligjit për Institutin Kosovar për Administratë Publike.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)