19 Maj 2024

Thaçi: Projekt i Serbisë është i parealizueshëm në Kosovë

Prishtinë, 19 dhjetor - Qeveria e Republikës së Kosovës, e drejtuar nga kryeministri Hashim Thaçi, ka zhvilluar mbledhjen e saj të rregullt në të cilën ka miratuar dy projektligje,  tri rregullore, njëmbëdhjetë koncept-dokumente  dhe disa vendime nga fusha  e përgjegjësive kushtetuese dhe ligjore të saj.

Në hapje të mbledhjes kryeministri Hashim Thaçi para kabinetit qeveritar ka thënë se projekt i presidentit të Serbisë Tomislav Nikoliq është i parealizueshëm në territorin e Republikës së Kosovës, sepse është vazhdimësi e planeve të vjetra të Beogradit në raport me Kosovën, është një plan që kthen prapa Serbinë në procesin e normalizimit të marrëdhënieve me shtetin e Kosovës, është një plan që në asnjë rrethanë nuk do të mund të realizohet me apetitet me ndonjë autonomi në Kosovë apo ndarje territoriale, është nja plan antievropian, është një plan kundër paqes, dhe stabilitetit në Kosovë dhe rajon.

“Mund të them lirisht se ai projekt do të mbetet në sirtarët e dëshirave të Beogradit, siç kanë qenë të dështuara të gjitha projektete, nga Garashanini deri tek presidenti aktual, Nikoliq”, theksoi kryeministri Thaçi, duke shtuar se  Qeveria me mbështetje të Kuvendit dhe shumicës së spektrit politik të Kosovës, ka filluar procesin për normalizimin e marrëdhënieve mes shtetit të Kosovës dhe Serbisë,  proces ky i udhëhequr nga BE-ja, me mbështetje të SHBA-së, një mbështetje që u konfirmua edhe me vizitën e Klintonit dhe Ashtonit, një mbështetje unike e BE-së dhe SHBA-së.

 Më tutje z. Thaçi ka thënë se tri takime që janë  zhvilluar kanë rezultuar me fillimin e zbatimit të marrëveshjes së IBM-së, që ka sinjalizuar qartë vënien e kufirit mes shtetit të Kosovës dhe Serbisë. Implementmi ka filluar në dy pika, ndërsa do të vazhdojë edhe në dy pika tjera.

Qeveria miratoi Projektligjin për transportin tokësor të mallrave të rrezikshme (MI),

Projektligji për Administrimin e Punës në Zyrë (MAP), 

Projekt-rregulloren për Shtesat në pagë dhe kompensime të tjera të Nëpunësve Civilë (MAP)

Projekt-rregulloren për ndryshimin dhe  plotësimin e rregullores nr.15/2011 për standardet për sigurinë e informacionit të klasifikuar për operatorët ekonomik (ZKM) 

Projekt - rregulloren për ndryshimin dhe plotësimin e rregullores nr. 16/2011 për zhvillimin e procedurës së verifikimit të sigurisë (ZKM)

Qeveria ka marrë vendim për dhënie të ndihmës për festat e fundvitit për Invalidët, Familjet e Dëshmorëve dhe Veteranët e Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (MPMS. Për të ndihmuar këto kategori secilës shoqatë do tu ndahen nga 100,000€.

Qeveria ka emëruar z. Slavisha Mladenovic për pozitën e Komisionerit të Gjuhëve.

Qeveria ka miratuar Koncept-dokumentet për Ministrinë e Shëndetësisë, Ministrinë e Administratës Publike, Ministrinë së Drejtësisë,  Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ministrinë,  Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ministrinë së Punëve të Brendshme, Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Ministrinë e Zhvillimit Ekomomik, Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë.

Poashtu, Qeveria ka miratuar Planin Strategjik dhe Programin për vitin 2013–2015 për Rezervat Shtetërore të Mallrave.

Është marrë vendim për plotësimin dhe ndryshimin e vendimit nr. 02/67 të datës 21.03.2012 për themelimin e Këshillit Kombëtar për Zhvillim Ekonomik të Kosovës. Po ashtu ka bërë emërimin e Bordit të KEDS, ka bërë ristrukturimin e tri Grupeve Punuese për Dekomisionimin e Termocentralit Kosova A.

Qeveria ka marrë vendim për  Shpronësimin e pronës së paluajtshme të ndërmarrjes Publike Qendrore Infra-Kos në pronë publike të Komunës së Prishtinës për  ndërtimin  e  unazës së qytetit.

Qeveria ka miratuar programin për zbatimin e Strategjisë Minerare për periudhën 2012-2014

Qeveria ka aprovuar vendimin për shkurtime dhe transfero të mjeteve financiare në pajtim me nenin 13 të Ligjit për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2012, sipas propozimit të Ministrisë së Financave.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)