17 Maj 2024

Thaçi planifikon takim me liderët politik për dialogun

Prishtinë, 2 tetor - Liderët e partive politike në Kosovë pritet që brenda pak ditësh të mblidhen në një tryezë të përbashkët. Takimi do të ketë për qëllim bashkërendimin e pozitës dhe opozitës karshi dialogut politik me Serbinë.

Kryeministri Hashim Thaçi planifikon të nisë kontaktet me përfaqësuesit e partive në Kuvendin e Kosovës për një tryezë, kur krahas koordinimit për dialogun do të kishte konsultime edhe për reformën zgjedhore.

Takimi do të mbështetet edhe nga përfaqësuesit ndërkombëtarë në Kosovë, të cilët kanë vlerësuar angazhimin e partive rreth një qëndrimi nacional për veriun e Kosovës dhe normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë.

Sipas burimeve të njëjta në kuadër të këtij takimi qeveria e Kosovës do të prezantojë edhe strategjinë për integrimin e veriut, një plan që tashmë është prezantuar në disa kryeqytete të vendeve mbështetëse të pavarësisë së Kosovës dhe në Bruksel.

LDK-ja pranon pjesëmarrjen në tryezë, po këmbëngulë në qëndrimin kundër dialogut.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)