05 Maj 2024

Thaçi: Perspektiva evropiane për Kosovën është pakthyer

Prishtinë, 10 dhjetor - Kryeministri i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi në një konferencë për media në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës ka përshëndur konkluzionet e Samitit të liderëve të Bashkimit Evropian.

"Samiti i djeshëm konfirmoi konkluzionet e Ministrave të Jashtëm, që për Kosovën parasheh shumë qartë: hapjen e dialogut për liberalizimin e vizave, hapjen e negociatave për marrëdhënie tregtare, qasjen e Kosovës në programet e Komunitetit dhe anëtarësimin e Kosovës në Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim - EBRD", ka deklaura kryeministri Thaçi.

Procesi i integrimit në strukturat evropiane sipas tij varet kryekëput nga përmbushja e kritereve përbrenda, dhe qasja evropiane ndaj fqinjësisë të secilit shtet veç e veç.

Ai ka thënë së për herë të parë, perspektiva e përsëritur evropiane për Kosovën është përkthyer në një ofertë konkrete, në mënyrë unike nga të gjitha shtetet e Bashkimit Evropian. 

Thaçi ka shtuar me tutje se duke pasur 1/3 e qytetarëve në diasporë, kryesisht në vendet e Bashkimit Evropian, për familjet tona, procesi i liberalizimit të vizave është mbase më i rëndësishmi.

Ai ka thënë se si kryeministër, vlerëson se vendosja e marrëdhënieve kontraktuale të Kosovës me BE-në përmes marrëveshjes tregtare dhe qasjes në programet e komunitetit shënon një kapitull të ri historik për relacionin në mes shtetit të Kosovës dhe Bashkimit Evropian.
 
Dje sipas tij po ashtu u konfirmua fakti që qasja konstruktive dhe e përgjegjshme evropiane, të cilën e kemi dëshmuar në procesin e dialogut me Serbinë, ka shkuar në dobi të Kosovës dhe askujt tjetër.

"Shpeshherë, padrejtësisht dhe në mënyre naive jemi akuzuar se po ia përshpejtojmë rrugën Serbisë për BE, përmes dialogut që ndodhte në Bruksel e në fakt, ndodhi ajo që pritej të ndodhte, e kundërta pra: për herë të parë, edhe zyrtarisht, rruga e Serbisë për në BE kalon përmes normalizimit të marrëdhënieve me shtetin e Kosovës. Nga Brukseli prapakthim në këtë standard evropian nuk do të këtë", është shprehur Thaçi. 

Kosovën ka thënë ai do ta anëtarësojmë në NATO dhe në BE në mënyrë meritore.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)