17 Maj 2024

Thaçi: Pavarësia e Kosovës ka prodhuar paqe dhe stabilitet në rajon

Nju Jork, 25 shtator - Gjatë ditës së sotme, kryeministri i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi u takua me kryeministrin e Sllovenisë Janez Jansha si dhe me ministrin e Jashtëm të Greqisë, Dimitris Avramopoulos.

Kryeministri Thaçi falënderoi homologun slloven për mbështetjen e vazhdueshme që Sllovenia i ka ofruar Kosovës jo vetëm përgjatë rrugëtimit drejt lirisë,  por edhe tani, drejt integrimit në Bashkimin Evropian.

" Sllovenia vazhdimisht ka mbështetur Kosovën në rrugëtimin tonë të gjatë drejtë lirisë dhe pavarsisë, dhe vazhdon të jetë mbështetëse e fuqishme në rrugën tonë drejt integrimeve. Sllovenia ka qenë dhe mbetet partner i sigurtë dhe model për zhvilimin dhe ndërtimin e Kosovës së re " deklaroi kryeministri Thaçi.
 
Dy kryeministrat u pajtuan për intensifikimin e marrëdhënieve dypalëshe posaçërisht atyre në rrafshin ekonomik.

Ndërsa në takimin me ministrin e Jashtëm të Greqisë, kryeministri e  falënderoi atë për qëndrimin korrekt që Greqia ka mbajtur karrshi procesit të integrimit evropian të Kosovës.

"Ndonëse nuk e ka njohur ende pavarësinë e Kosovës, Greqia asnjëherë nuk ka qenë pengesë në rrugëtimin tonë drejt integrimit në BE. Relacionet mes Greqisë dhe Kosovës duhet të fuqizohen përmes pranimit të realiteteve të reja të krijuara në Ballkan. Pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme, është realitet politik dhe juridik. Pavarësia e Kosovës ka prodhuar më shumë paqe dhe stabilitet në rajon" tha kryeministri Thaçi në takim.

Gjatë ditës, kryeministri Thaçi do të takohet edhe me zëvendëskryeministrin e Luksemburgut, ministrin e jashtëm të Italisë si dhe presidentin e Guinesë Ekuatoriale.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)