18 Maj 2024

Thaçi mbështet vendimin e kushtetueses për Jahjagën

Prishtinë, 6 korrik - Kryemnistri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi mbështet vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës lidhur me mandatin e plotë të Presidentes së Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga.

Në deklaratën e kryeministrit thuhet:

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës lidhur me mandatin e Presidentes së Kosovës, Adifete Jahjaga është vendim i një organi të lartë dhe të pavarur, të cilin e mbështes dhe respektoj plotësisht si kryemninistër i Qeverisës së Republikës së Kosovës.

Po ashtu, si kryeministër i Republikës së Kosovës, shpreh vlerësimin e lartë për institucionet dhe klasën politike të Kosovës, që kanë etabluar një traditë të mirë të respektimit të plotë të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.

Respektimi i vendimeve të gjykatës nuk duhet të jetë vetëm rezultat i vullnetit por edhe shprehje e pjekurisë dhe domosdoshmërisë së respektimit të institucioneve të pavarura.

Prandaj, si lider politik dhe institucional, i respektoj vendimet e gjykatës dhe apeloj që paralelisht të punojmë në reformat kushtetuese dhe zgjedhore.

Ne kemi shumë punë para neshë lidhur me reformat e mëdha na presin drejt rrugës së integrimeve euroatlantike.

Në momente si ky, për kundër pakënaqësive që mund të shkaktohen në kontekstin e ngushtë partiak apo personal, ne e kemi për detyrë t’i tejkalojmë interesat individuale dhe të punojmë për të mirën tonë të përbashkët.

Unë kam besim në pjekurinë tonë politike. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)