19 Maj 2024

Thaçi: Kosova po ndërton shtetin për të gjithë qytetarët e saj

Prishtinë, 5 shtator - Qeveria e Republikës së Kosovës, e drejtuar nga kryeministri Hashim Thaçi ka zhvilluar mbledhjen e saj të rregullt në të cilën ka aprovuar dy projektligje dhe vendime nga përgjegjësitë e saj kushtetuese dhe ligjore.

Në hapje të mbledhjes, kryeministri Hashim Thaçi ka theksuar faktin se tashmë Kosova ka hyrë në fazën finale të përmbylljes së pavarësisë së mbikëqyrur.

“Qeveria dhe të gjitha institucionet e Kosovës kanë përfunduar me sukses të gjitha obligimet dhe detyrat për përmbylljen e suksesshme të këtij procesi”, ka thënë kryeministri Thaçi.

Kryeministri Thaçi ka shprehur falënderimin për angazhimin e të gjitha segmenteve institucionale në përmbushje të detyrave të veta dhe ka thënë se ceremonia zyrtare e përmbylljes së mbikqyrjes ndërkombëtare të pavarësisë do të ndodhë edhe me pjesëmarrjen e personaliteteve dhe përfaqësuesve të shteteve mike të pavarësisë së Kosovës.

Në mbledhjen e sotme Qeveria e Kosovës ka miratuar Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes Ndërkombëtare mes Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian mbi Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë.

Ky ligj ratifikon marrëveshjen ndërkombëtare të arritur nëpërmjet shkëmbimit të instrumenteve mes Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian, mbi Misionin e Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë (“EULEX”).  

Ligji ratifikon marrëveshjen në tërësi, duke përfshirë këtu, por pa u kufizuar nga:

a) Zgjatja e mandatit të EULEX-it në fushat e parapara në marrëveshje deri më 15 qershor 2014;

b) Delegimi i autoritetit për propozim dhe emërim të gjyqtarëve dhe prokurorëve ndërkombëtarë, në përputhje me Kushtetutën, neni 20, dhe autorizon Qeverinë për të ndërtuar një sistem regjistrimi për armë-mbajtjen e lejuar nga stafi i EULEX-it;

c) Garantimi i imunitetit të stafit të zyrës dhe personelit të EULEX-it dhe Përfaqësuesit Special të BE-së, në bazë të Ligjit Nr. 03/L-033 për Statusin, Imunitetin, dhe Privilegjet e Misioneve Diplomatike e Konsullore dhe të Personelit të tyre dhe të Prezencës Shkëmbimi i instrumenteve mes Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian (letërkëmbimi në mes të presidentes së Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga dhe Përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Evropian per Politikës të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, Catherine Ashton) do të jetë pjesë përbërëse e këtij ligji dhe do të zbatohet nga Republika e Kosovës dhe Bashkimi Evropian.

Në mbledhje është aprovuar Projektligjin për Sistemin e Pagesave, i cili do të rregullojë autoritetin e Bankës Qendrore për rregullimin dhe mbikëqyrjen e sistemit të pagesave në Republikën e Kosovës.

Ky projektligj rregullon autorizimin e institucioneve të pagesës që ofrojnë shërbime të pagesave dhe licencimi i operatorëve.  Gjithashtu, projektligji përcakton edhe kushtet dhe standardet sipas të cilave mund të ofrohen shërbimet e tilla.

Projektligji përcakton edhe mjetet dhe procedurat, sipas të cilave Banka Qendrore i ushtron kompetencat e veta të mbikëqyrjes.

Kabineti qeveritar ka miratuar tri vendime për shpronësimin e pronave të luajtshme për interes publik.

Sipas vendimit të parë do të shpronësohen pronat e paluajtshme në trasenë e rrugës nacionale N2, Prishtinë-Mitrovicë, në segmentin Prishtinë-Milloshevë, në zonat kadastrale Milloshevë, Llazarevë, Obiliq, Mazgit, Shkabaj dhe  Bërnicë e Poshtme.

Vendimi i dytë shpronëson pronat e paluajtshme në zonat kadastrale Lipjan, Konjuh dhe Graçanicë, të cilat preken nga ndërtimi i linjës L 112, 110 kV, ku do të vendosen shtyllat dhe stabilimentet tjera për zgjerimin e rrjetit energjetik.

Vendimi i tretë bënë shpronësimin e pronave në zonat kadastrale Arllat të Drenasit dhe Balincë të Malishevës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)