02 Maj 2024

Thaçi: Kosova ofron përkrahje institucionale për investitorët

Prishtinë, 25 tetor - Kosova ka nevojë për investime përmbajtësore në të gjithë sektorët ekonomikë. Po ashtu, Kosova ofron mundësi dhe përkrahje institucionale për investitorët, tha sot kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi, para panelit të Forumit Ekonomik të Vjenës - Vienna Economic Talks-Meet Kosovo in Vienna.

"Për t’u bindur për mundësitë e investimit në Kosovë, si dhe për arsyet pse duhet të investohet në Kosovë ju ftoj që të vizitoni Kosovën, të takoheni me institucionet përkatëse, me shoqatat afariste, si dhe me biznese kosovare, ku do të informoheni në detaje për mundësitë investive " theksoi kryeministri Thaçi në fjalimin e mbajtur sot në panelin e Forumit Ekonomik të Vjenës - Vienna Economic Talks-Meet Kosovo in Vienna.

Ai u bëri ftesë investitorëve që të vizitojnë Kosovën për t’u bindur për mundësitë e investimit si dhe për arsyet pse duhet të investohet në Kosovë.
 
Qeveria e Republikës së Kosovës në kuadër të prioriteteve strategjike sipas tij ka identifikuar Zhvillimin e Sektorit Privat si gjenerator të aktiviteteve afariste, ndërsa investimet e huaja konsiderohen si kontribuues i rëndësishëm në këtë aspekt.

Sipas hulumtimeve të Bankës Botërore, faktorët kyç në vendimin për investime të huaja konsiderohen stabiliteti politik, pavarësia shtetërore, stabiliteti makroekonomik, përmirësimet në infrastrukturë, si dhe përmirësimet në kornizën ligjore.
 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)