27 Prill 2024

Thaçi konfirmon mbajtjen e zgjedhjeve brendapartiake sivjet

Prishtinë, 5 qershor - Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka mbledhur të hënën pasdite anëtarët e Kryesisë së partisë së tij.

Larg vëmendjes së medias ata kanë diskutuar për zhvillimet e fundit, ndërsa kryetari i PDK-së, Thaçi, i ka thënë KTV-së shkurt se partia do të hyjë në zgjedhjet e brendshme këtë vit.

Thaçi së bashku me sekretarin për marrëdhënie me jashtë, Enver Hoxhaj, janë drejtuar për në kafe, ndërsa atyre u janë bashkuar edhe kolegë të tjerë partiakë.

Megjithatë jo të gjithë kanë dalë nga takimi i Kryesisë së PDK-së me kryetarin Thaçi. Sekretari i Përgjithshëm, Jakup Krasniqi, ka lëshuar takimin para kohe, ndërsa nënkryetari Fatmir Limaj nuk ka marrë pjesë  fare.

KTV-ja ka mësuar se Limaj kishte munguar në këtë mbledhje për arsye shëndetësore, përderisa një anëtar tjetër i Kryesisë në kushte anonimiteti ka deklaruar se mbledhja ka kaluar e qetë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)