30 Prill 2024

Thaçi kërkoj progres në procesin e riatdhesimit

Prishtinë, 9 shtator - Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë së qeveria është e vetëdijshme për progresin që është shënuar në nivel lokal, sidomos gjatë këtij viti, kur është shënuar përmirësim në mobilizimin e komunave për tu marrë me riintegrim.

Sipas tij është avancuar komunikimi brenda komunal dhe komunikimi në nivel qendror si dhe është rritur interesimi për të asistuar të riatdhesuarit, gjë që dëshmohet në rritjen e kërkesave për përfitim nga fondi për riintegrim, si dhe është përmirësuar komunikimi dhe informimi i të riatdhesuarve për të drejtat dhe mundësitë e tyre pas riatdhesimit.
 
Qeveria sipas tij i ka dërguar ftesë Komisionit Evropian për të dërguar misionin vlerësues në Kosovës, për të vlerësuar progresin në kuadër të procesit të riintegrimit të personave të riatdhesuar si në nivel lokal ashtu edhe në atë qendror.

 Thaçi ka theksyar se ky mision do të zhvillohet në javën tjetër, ku ekspertë nga KE-ja dhe shtetet anëtare të BE-së do të zhvillojnë takime me të gjithë akterët relevantë në këtë proces.

"Duke u bazuar në informacionin që kemi në dispozicion, ky mision vëmendje të veçantë do t’i kushtojë vlerësimit të përmbushjes së obligimeve që dalin nga procesi i riintegrimit ne nivel komunal."

Duke e ditur rëndësinë që ky mision do të ketë në hapjen e procesit të liberalizimit të vizave, kreyministri ka kërkuar nga kryetaret që të sigurohen, që komunat që drejtojn do të jenë të përgatitura maksimalisht për këtë mision, duke pasur parasysh vizitat që ky mision do zhvillojë në komunat tuaja përkatëse.

"Për më tepër kërkojmë nga ju që të siguroni përforcimin e kornizës institucionale, që merren me procesin e riintegrimit duke siguruar vazhdimin e përmirësimit të koordinimit me gjithë akterët relevantë, përfshirë organizatat e shoqërisë civile."