04 Maj 2024

Thaçi do të ndërrojë Edita Tahirin si kryenegociatore

Prishtinë, 26 maj - Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri pritet të ndërrohet nga posti i udhëheqëses së negociatave teknike me Serbinë.

Sipas gazetës \"Koha Ditore\", Edita Tahiri nuk ka arritur që të sigurojë besimin tek kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi.

Burime të gazetës kanë shpjeguar se kryeministri Thaçi po i mendon tre emra të stafit të tij, si përfaqësues të mundshëm të Kosovës në dialogun për veriun, që pritet të nisë në shtator.

Këshilltari i kryeministrit Bekim Çollaku, ministrja e Integrimeve, Vlora Çitaku ose ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj, janë tre emrat e përfolur si udhëheqës të dialogut të ri me qytetarët serbë në veri të Kosovës, ku pritet që pas një kohe palë të jetë edhe Beogradi.

Më parë është konsideruar edhe zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi si një nga njerëzit që mund ta udhëheqë këtë dialog, ka bërë të ditur për gazetën një zyrtar i lartë qeveritar. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)