Thaçi: Demaçin do ta votoja për president

Prishtinë, 15 gusht- Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi në pjesën e dytë të intervistës për gazetën Epoka e Re, ka thënë se po të mbaheshin zgjedhjet presidenciale, të drejtpërdrejta, votën do tia jepte Adem Demaçit.
Si qytetar me mendje shpirt dhe zemër do ta votoja Adem Demaçin, për president të Republikës së Kosovës, në rast se qytetarët do të vendosnin me votën e tyre, tha ai. Por në anën tjetër prapëseprapë Thaçi thotë se do ta respektojë vendimin e organeve të partisë në përzgjedhjen e kandidatit për president të vendit.
Përndryshe, si kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës do ti respektojë vendimet e organeve të partisë për kandidatin përkatës për president. Në këtë pjesë të intervistës kryeministri ka folur edhe për kryetarin e LDK-së dhe të Prishtinës, Isa Mustafa për të cilin ka thënë se e ka të sigurt humbjen në zgjedhjet e ardhshme për Prishtinën. Isa po fyen qytetarët e Prishtinës. Rrëzimin nga pushteti e ka të sigurt, ka thënë ai