03 Maj 2024

Thaçi: Brukseli ta trajtojë Kosovën të barabartë me shtetet e tjera

Prishtinë, 7 maj - Qeveria e Kosovës vazhdon të besojë se e ardhmja e vetme për Republikën e Kosovës është e ardhmja evropiane dhe euroatlantike, pra anëtarësimi në NATO.

Këtë besim të Qeverisë e ka shprehur kryeministri Hashim Thaçi të hënën, gjatë mbledhjes së kabinetit qeveritar.

Duke folur për Ditën e Evropës, që shënohet të mërkurën, kryeministri Thaçi ka theksuar se “agjenda evropiane paraqet pikën më unifikuese të politikës dhe të të gjithë qytetarëve të Kosovës, andaj në kuadër të agjendës që e kemi për Ditën  e Evropës, si Qeveri e Republikës së Kosovës, si institucione të Kosovës, kjo ditë do të shërbejë si simbolikë e zhvillimit të rajonit si tërësi në frymën evropiane”, është shprehur kryeministri Thaçi.

Sipas tij, bashkëpunimi reciprok ndërshtetëror i bazuar në parimet fundamentale të barazisë mes popujve dhe respektimit të sovranitetit dhe integritetit territorial, janë bazament fondamental drejt një të ardhmeje prosperuese për të gjithë popujt tanë.

“Këto parime janë baza e shtetit të ndërtimit të Kosovës karshi fqinjëve tanë, dhe kërkojmë nga të gjitha shtetet që të përqafojnë këtë qasje, pra të fqinjësisë së mirë”, ka thënë Thaçi. Me këtë rast ai ka shtuar se në këtë drejtim vendi është duke përparuar.

“Kosova po shënon progres të vazhdueshëm drejt integrimit evropian, dhe së shpejti pritet edhe dorëzimi i udhërrëfyesit për liberalizimin e vizave, dhe fillimi i  negociatave  për nënshkrimin e Marrëveshjes së stabilizim-asociimit. Kosova do t’i kryejë të gjitha obligimet e veta në afat rekord, do të punojë për implementimin e shpejtë dhe të plotë të kritereve demokratike”, ka deklaruar kryeministri Thaçi.

Ai është shprehur optimist se Kosova do të trajtohet nga Brukseli sikurse shtetet e tjera. “Kam besim të plotë se edhe Brukseli nuk do të vonohet me Kosovën dhe rajonin. Kosova do të trajtohet njëjtë sikur të gjitha vendet e tjera të rajonit. Ne do të vazhdojmë të jemi këmbëngulës në reformën, në ndërtimin e Kosovës së re, Kosovës evropiane”, ka potencuar  kryeministri Thaçi. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)