17 Maj 2024

Thaçi: Bisedime po, ndarje e Kosovës kurrë

Prishtinë, 30 shtator - Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, tha se Kosova dhe Serbia duhet t’i normalizojnë marrëdhëniet së shpejti, për të filluar integrimin me Evropën, por ka këmbëngulë se ndarja e pjesës veriore të Kosovës, e banuar me popullatë shumicë serbe, “nuk do të ndodhë kurrë”.

“Kosova është e përkushtuar për dialog me Serbinë, për normalizimin e raporteve”, tha Hashim Thaçi, në intervistën për agjencinë Associated Press, në New York, dhe ka shtuar se “Kosova do të përfitoj, Serbia do të përfitoj dhe kjo do të nënkuptoj përfundim të epokës së konflikteve në rajon dhe proces më të shpejtë të integrimit të të gjitha vendeve”.

Kosova nuk është anëtare e Kombeve të Bashkuara, por Thaçi është takuar me zyrtarët e lartë të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton dhe Jose Manuel Barroso, dhe me ata amerikanë, në margjina të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Kryeministri Hashim Thaçi, konsideron se “pas normalizimit të raporteve me Serbinë, rruga për në Kombet e Bashkuara do të hapet” për Kosovën.

Duke u shprehur për pjesën veriore të Kosovës, ai ka theksuar se serbët në këtë pjesë duhet të integrohen në shoqërinë kosovare, por kjo është bërë detyrë më e vështirë, pasi ata “për 12 vite janë mashtruar nga Beogradi se do të ketë ndarje. Por kjo nuk do të ndodhë kurrë”.

Sipas Thaçit, “ndarja nënkupton ndryshim të kufijve për së paku gjashtë vende”.

Duke u shprehur për akuzat në raportin e politikanit zviceran, Dick Marty, për trafikim të organeve nga ish UÇK-ja, përfshirë edhe Thaçin, ai i ka hedhur poshtë të gjitha ato pretendime, duke i cilësuar si “fantazira”.

Megjithatë, Thaçi ka pranuar se ato “e kanë dëmtuar imazhin” e tij dhe të Kosovës.

/rel/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)