14 Maj 2025

Të qenët gardian i Kushtetutës, do të jetë kontributi themelor

Prishtinë, 8 prill - Inaugurimin e sotëm solemn të pranim-dorëzimit të detyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, e ka konsideruar si një moment shumë të rëndësishëm për Kosovën.

“Falënderoj Presidenten Jahjaga për punën dhe angazhimin e jashtëzakonshëm në promovimin e vlerave të Republikës dhe qytetarëve tanë.

Presidenti Hashim Thaçi, me përkushtimin e tij jetësor dëshmoi se liria, demokracia dhe zhvillimi vendit janë vlera të pandashme nga personaliteti i tij.

Të qenët gardian i Kushtetutës, do të jetë kontributi themelor në drejtim të mirëqenies së të gjithë qytetarëve si rruga e vetme për ta rritur cilësinë e jetës së qytetarëve dhe procesin euro-integrues.

Partneriteti ynë i vazhdueshëm me ShBA-në dhe BE-në dhe vendet tjera mike, do të jetë dëshmi se Republika e Kosovës është storie suksesi dhe e denjë për çdo qytetar që këtë e konsideron Atdhe të vetin”, ka vlerësuar kryetari Veseli. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)