19 Maj 2024

Të enjten mbahet seanca e fundit e Sesionit vjeshtor

Prishtinë, 17 dhjetor - Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës në  mbledhjen e sotme ka vendosur që këtë të enjte, më 20 dhjetor, ta mbajë mbledhjen e fundit plenare të Sesionit vjeshtor, duke e përcaktuar edhe rendin e ditës për këtë seancë.

Pas pikave të përhershme të seancave të rregullta parlamentare: Koha për deklarime jashtë rendit të ditës dhe koha për pyetje parlamentare, deputetët do të shqyrtojnë për herë të  parë  Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për gjykatat, kurse për herë të dytë do ta shqyrtojnë Projektligjin për procedurën përmbarimore.

Në të njëjtën seancë, ndërkaq, do të shqyrtohet edhe Raporti i  punës së Këshillit Gjyqësor të Kosovës për vitin 2011.

Kryesia ka tumirë kërkesën e deputetit Ramiz Lladrovci, që debati parlamentare lidhur me rastin Kiçina të shtyhet për ndonjë seancë tjetër.

Kryesia e ka mbështetur gjithashtu Rekomandimin e Komisionit për Legjislacion lidhur me Amendamentet Kushtetuese. Komisioni për Legjislacion i ka shqyrtuar Amendamentet Kushtetuese, të propozuara nga Qeveria e Republikës së Kosovës, si dhe Vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, që ka të bëjë me futjen e amnistisë, si kategori Kushtetuese si dhe ndryshimin e nenit 108, të Kushtetutës të propozuara nga Qeveria.

Komisioni e ka përkrahur amendamentin 2. Po ashtu, ka vlerësuar të pranueshëm edhe vlerësimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, e cila për amendamentin 1, paragrafi 1, ka konstatuar se ky amendament i pakëson të drejtat dhe liritë e përcaktuara në kapitullin II të Kushtetutës.

Kryesia, konform qëndrimit të Komisionit për Legjislacion dhe në pajtim me Vendimin e Gjykatës Kushtetuese, ka vendosur që amendamenti 1, t’i kthehet Qeverisë për riformulim.

Propozimin e deputetes Flora Brovina,  të mbështetur edhe nga gjashtë deputetë të tjerë nënshkrues, për miratim nga Kuvendi të një rezolute partneriteti për ndryshim-Fuqizimi i Gruas, Kryesia ia ka deleguar Komisionit për Legjislacion, në mënyrë që të përgatisë  Raportin me rekomandime para se Rezoluta të nxirret për miratim në Kuvend.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)