29 Prill 2024

Të enjten Kuvendi mban seancë plenare

Prishtinë, 3 prill - Nën drejtimin e kryetarit Glauk Konjufca, Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës mbajti sot mbledhjen e radhës.

Kryesia vendosi që të enjten, më 6 prill 2023, në orën 10:00, Kuvendi të mblidhet në seancë të re plenare.

Në këtë seancë, pas deklarimeve jashtë rendit të ditës dhe pyetjeve parlamentare, Kuvendi pritet të shqyrtojë Propozim-Rezolutën për punën dyvjeçare të Qeverisë së Kosovës dhe më pas tri projektligje në lexim të dytë: Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për energjinë, Projektligji për sanksionet e shÑ‘njestruara kundër shkelësve të huaj të drejtave të njeriut, si dhe Projektligjin për Agjencinë e Kosovës për Akreditim.

Për herë të parë ndërkaq do të shqyrtohet Projektligji për Pensionet e Zyrtarëve Policorë të Policisë së Kosovës dhe Punonjësit e Inspektoratit Policor të Kosovës me autorizime policore, si dhe ai për çmimin e produkteve medicinale.

Pikë e fundit e rendit të ditës të kësaj seance do të jetë shqyrtimi i rekomandimit lidhur me auditimin e procesit të shitjeve me negocim direkt në Agjencinë Kosovare të Privatizimit.

Kryesia në mbledhjen e sotme, konform përgjegjësive të saj kushtetuese shqyrtoi edhe çështje të tjera nga fushëveprimtaria e Kuvendit. ​

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)