28 Prill 2024

Tahiri priti në takim lamtumirës Ambasadorin e Kanadasë

Prishtinë, 14 gusht - Tahiri priti në takim lamtumirës Ambasadorin jo-rezident të Kanadasë, Edwin Loughlin.

Në këtë takim fillimisht u vlerësuan marrëdhëniet e mira mes të Republikës së Kosovës dhe të Kanadasë si dhe u bisedua për perspektivat e forcimit të bashkëpunimit në fushat e interesit të përbashkët.

Zëvendëskryeministrja Edita Tahiri foli për progresin e gjithanshëm të shtetit të Kosovës dhe për  reformat evropiane të ndërmarra nga Qeveria e Republikës së Kosovës, duke theksuar  përfundimin e pavarësisë së mbikëqyrur në shator është dëshmi e arritjeve të shtetit të ri të Kosovës.

 

Ambasadori në largim i Kanadasë, Edwin Loughlin shprehu kënaqësinë që po takohet edhe njëherë me znj. Tahiri në përfundim të mandatit të tij duke konstatuar se të arriturat e Kosovës dhe  përmbyllja e mbikëqyrjes ndërkombëtare të pavarësisë janë faktorët determinues për të ardhmen e qartë euroatlantike të Kosovës.

 Ai edhe njëherë ripërsëriti qëndrimin e shtetit Kanadezë për Republikën e Kosovës, se shteti i tij mbështet plotësisht sovranitetin dhe integritetit territorial të shtetit të Kosovës dhe integrimin në NATO dhe Bashkim Evropian, në OKB dhe organizma tjerë ndërkombëtarë.

 

Sa i përket zhvillimeve në rajon, Zëvendëskryeministrja Tahiri foli për orientimet e institucioneve të Kosovës për të promovuar paqen, sigurinë, stabilitetin dhe fuqizuar edhe me shumë bashkëpunimin rajonal në të mirë të një paqe të qëndrueshme dhe ecjes së përbashkët drejt Evropës.

Kosova mbetet e përkushtuar për të përmbushur të gjitha kriteret e Kopenhagës për të promovuar bashkëpunimin rajonal dhe fqinjësinë e mirë dhe në këtë aspekt edhe dialogu teknik dhe zbatimi i gjitha marrëveshjeve nga ana e Serbisë janë kontribut për paqen dhe stabilitetin në rajon.

 

Në fund të dy bashkëbiseduesit u pajtuan që bashkëpunimi bilateral në mes Kosovës dhe Kanadasë duhet të shtrihet edhe në fushat tjera dhe se për këtë natyrisht ekziston edhe vullneti i të dyja palëve. Për këtë qëllim deri tani janë diskutuar shumë mundësi atraktive që i ofron shteti i Kosovës për investitorët potencial të Kanadasë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)