17 Maj 2024

Tahiri: Nuk jemi gati për bisedime të reja

Prishtinë, 16 tetor - Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri ka deklaruar se Prishtina nuk është e gatshme të rifillojë dialogun me Beogradin përderisa ai nuk po zbaton të gjitha marrëveshjet.

Tahiri ka nënvizuar se për momentin pala serbe po respekton vetëm marrëveshjen e tregtisë së lirë, ndërsa për ato politike qëndrimi i saj mbetet i pandryshuar.

Tahiri, që ka përfaqësuar Kosovën deri në raundin e fundit të bisedimeve, është shprehur se dialogu në nivel politik duhet t’i shërbejë paqes dhe stabilitetit.

Ndërsa deputeti i LDK-së, Sadri Ferati ka kërkuar që Kuvendi i Kosovës të vendosë vijat e kuqe për lëshimet eventuale që Prishtina do të bëjë Bisedimet ende nuk dihet se kur do të fillojnë. Pak ditë më parë gazeta serbe “Blic” citonte burime nga Brukseli, që thoshin se rolin e ndërmjetësit në këtë proçes do ta luajë shefja e Politikës së Jashtme të BE, Catherine Ashton.

“Blic” shtonte më tej se zyra e baroneshës Ashton, ajo e Daçiç, Nikoliç dhe Thaçit në Kosovë janë në kontakte të vazhdueshme për të përcaktuar temat që do të diskutohen.

I njëjti burim mediatik saktësonte se kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiç do të jetë përfaqësuesi kryesor i Beogradit në bisedimet, që këtë herë thuhet se do të jenë në nivel politik.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)