28 Prill 2024

Tahiri në Jordan prezentoi sistemin e qeverisjes lokale

Prishtinë,  1 dhjetor  - Me ftesë të Institutit Demokratik Amaerikan (NDI), Besnik Tahiri anëtar i Kryesisë së AAK dhe drejtor i Institutit Kosovar për Qeverisje Lokale, në cilësinë ekspertit të qeverisjës lokale, qëndroi në  Jordani.

Gjatë kësaj vizite të ofrimit të këshillëdhënies profesionale dhe ekspertizës, për anëtar të Parlamentit për zytar të lartë të qeverisë dhe pushtetit lokal të Jordanisë, Tahiri elabori konceptet dhe trendet bashkëkohore evropiane të qeverisjës lokale, si dhe ofroi informacion dhe shpjegime për modelin dhe përvojat e Kosovës në konfigurimin dhe reformën e qeverisjes lokale.

Për këtë qëllim në paraqitjet dhe takimet e tij, z. Tahiri prezantoi sistemin e qeverisjes lokale në Kosovë, një sistem i synuar të mundësojë vetëqeverisje të lartë të komunave, që në thelb ofron shumë mundësi, por që mbetet sfidues deri në funksionalizimin e plotë dhe efikas.
 
Antarë të parlamentit dhe përfaqësues të institucioneve të qeverisjes së Jordanit, shprehën interesin e tyre të mësojnë më shumë për zhvillimet në Kosovë, dhe për këtë qëllim pritet që së shpejti të realizojnë një vizitë studimore në Kosovë.

Ai gjatë kësaj vizite u përqëndrua në kristalizimin e opinionit vendimmarrës dhe profesional atje, në lidhje me atë që qeverisja lokale paraqet gurthemel të demokracisë. Në këtë kontekst Tahiri i rekomandoi zytarët që të kenë kujdes në formësimin e reformave dhe qëllimet e tyre.

Tahiri sygjeroi që reformave t’ju paraprijnë faktet e forta dhe studimet e gjendjes në terren, në lidhje me nevojat qytetare, burimet njerëzore, financiare dhe infrastrukturore qeverisëse, si dhe në lidhje me rezultatet dhe ndikimin që synohet nga kjo reformë. Ai shpjegoi se duhet pasur kujdes në rregullimin e marrëdhenieve midis pushtetit qendror dhe atij lokal.

Gjithashtu, Tahiri pati një komunikim intensiv me një numër të madh të organizatave joqeveritare, duke i ndihmuar ato në inicimin dhe adresimin e çështjeve që ndërlidhen me demokracinë dhe reformat e qeverisjes lokale. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)