29 Prill 2024

Tahiri: Mungesa e kapaciteteve po dëmtojnë shërbimet komunale

Budapest, 14 dhjetor - Me ftesё tё Institutit të Bankës Botërore në cilësinë e ekspertit të pushtetit lokal, Besnik Tahiri po merr pjesë nё konferencën e Programit te Bankës Botërore dhe Austrisë për Partneritet Urban.

Kjo konferencë është duke trajtuar çështje që ndërlidhen me dialogun midis qyteteve dhe avancimin e financave dhe të hyrave komunale.

Theks i veçantë në këtë takim iu kushtua përmirësimit të të ardhurave komunale. Konferenca po i mban punimet e veta nё Budapest tё Hungarisё.

Nё kёtё konferencë po marrin pjesë përfaqësues komunal edhe ekspert nga 7 vende të Ballkanit Perëndimor ndër ta edhe përfaqësues të komunave të Republikës së Kosovës: Kastriotit, Burimit dhe Therandës.

Temat kryesore që janë duke u trajtuar ndërlidhen me: Përmirësimin e të hyrave komunale, konceptet dhe përvojat e mira të vendeve të rajonit. Poashtu, në këtë takim u diskutua edhe për sfidat dhe reagimet ndaj të hyrave vetanake. Metodologjia e vet-vlerësimit financiar të komunave u diskutua me shembuj dhe shabllone konkrete.

Në  këtë kontekst, Tahiri në prezantimin e tij elaboroi se gjendja në lidhje me qeverisjen lokale në Kosovë mbetet mjaftë sfiduese si në kuptim infrastrukturor, e po ashtu edhe në kuptim të kapaciteteve institucionale, financiare dhe sidomos zhvillimeve që prekin qëndrueshmërinë e ofrimit të shërbimeve komunale.

\"Në këtë kuadër ekziston një kompleksitet i problemeve që kërkojnë zgjidhje të menjëhershme sikurse janë krijimi i bazës së të dhënave për tatimet në pronë në nivel komunal, regjistrimi i saktë i pasurisë komunale, mbledhja e taksave komunale, menaxhimi më i mirë i pronës publike komunale, apo edhe eksplorimi i mundësive për investime përmes partneritet publiko privat.\"

Gjithashtu Tahiri theksoi se duhet përmirësuar politikat dhe legjislacioni i nxjerrë nga niveli qendror, kjo sepse jo gjithmonë ato po prodhojnë efektet e parapara apo të dëshiruara.

Përkundrazi evidenca sipas tij dëshmon që niveli qendror dhe niveli lokal kanë pak koordinim sa i përket politikave zhvillimore. Kësisoj nevojitet që të punohet më seriozisht në nivel të planifikimit, zbatimit, monitorimit dhe vlerësimit të progresit në mënyrë që të sigurohet progres real në terren.

Konferenca doli me disa sugjerime sidomos rreth vet-vlerësimit financiar, përfundime të cilat pritet t’i përcillen institucioneve dhe komunave të vendeve pjesëmarrëse.

Në drejtim të shkëmbimit të njohurive dhe përvojave, Tahri pritet që në shkurt të vitit të ardhshëm të sjellë një numër pjesëmarrësish nga kjo konferencë në një nga modulet e akademisë për qeverisje lokale organizuar nga  Institutit Kosovar për Qeverisje Lokale.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)