28 Prill 2024

Tahiri mohon që BE po bisedon me Serbinë për veriun

Prishtinë, 10 nëntor - Kryenegociatorja, Edita Tahiri ka mohuar çdo mundësi që Bashkimi Evropian po bisedon me Serbinë për pikat doganore Jarinje dhe Bërnjak. 

Por një zyrtar i BE-së, i afërt me këtë proces, ka thënë se palët po diskutojnë opsione të ndryshme në përpjekje për të gjetur zgjidhje që do t’i kënaqë të gjithë.

Ajo i ka quajtur propagandë pohimet zyrtarëve serbë për bisedime mes Beogradit dhe Brukselit për gjetjen e një zgjidhjeje për pikat kufitare në veri të Kosovës.

“Këto janë të pavërteta të lansuara nga propaganda e Serbisë. BE-ja, edhe SHBA-ja edhe Qeveria e Republikës së Kosovës janë në një linjë që çështja e doganave dhe kufirit është e çështje e sovranitetit të Kosovës dhe ato gjithnjë do të qeverisen prej institucioneve të Republikës së Kosovës me partnerët ndërkombëtarë, KFOR-in dhe EULEX-in”, ka deklaruar Tahiri.

Zëvendëskryeministrja Tahiri ka thënë se BE-ja po flet me palën serbe për obligimet që ka Beogradi përballë Unionit.
“Angazhimet e BE-së dhe të Cooper-it janë që ajo të bashkëpunojë në kuadër të dialogut teknik. Fundja, Serbia është e kushtëzuar në rrugën e saj drejt BE-së”, ka shtuar ajo.

Por, një zyrtar i BE-së, i afërt me dialogun Kosovë-Serbi, ka thënë se kur është fjala për veriun ose dy pikat doganore atje, Brukseli është në kontakte me palët për të gjetur një zgjidhje.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)