03 Maj 2024

Tahiri kërkon nisjen sa më shpejt të bisedimeve

Prishtinë, 5 dhjetor - Kryenegociatorja e Kosovës në bisedimet me Serbinë Edita Tahiri, ka bërë me dije se i ka dërguar një letër ndërmjetësit të Bashkimit të Bashkimit Evropian, Robert Cooper, nëpërmjet së cilës i ka kërkuar nisjes sa më shpejt të bisedimeve për të diskutuar për uljen e tarifave të larta të sigurimeve të automjeteve.

Në këtë kontekst, kryenegociatorja ka propozuar që të gjendjet një zgjidhje mes kompanive të sigurimeve të Kosovës dhe Serbisë, shkruan “Epoka e Re”.

“I kam shkruar një letër z.Robert Cooper lidhur me tarifat e larta të sigurimeve të automjeteve. Në atë letër kam kërkuar që sa më shpejt që të jetë e mundur ta thërrasë në takim grupin e ekspertëve, për të vazhduar diskutimet dhe për të gjetur një zgjidhje për uljen e tarifave për sigurimin e automjeteve”, ka deklaruar Tahiri.
 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)