03 Maj 2024

Tahiri ka adresuar në BE çështjen e arrestimit të Hasan Abazit

Prishtinë, 7 prill - Mbi bazën e zbatimit të marrëveshjes së lirë mes Kosoves dhe Serbisë zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri tha se po merret personalisht me arrestimet politike të Serbisë ndaj qytetarëve të Kosovës.

Pa folur për emra konkretë, Tahiri tha nëpërmjet telefonit se ka adresuar në zyrën e ndërmjetësuesit të dialogut Robert Kuper shqetësimet e saj lidhur me këtë çështje bashkë me kërkesën për lirimin e tyre.

Rezultatet sipas saj janë parë në lirimin e dy pjestarëve të policisë. Por e pyetur për rastin e kryesindikalistit Hasan Abazit të cilit po i bëhen dhjetë ditë në burgun e Vranjës, Tahiri tha se ka adresuar të gjitha cështjet e arrestimeve.

Kryetari i Sindikatave Industriale të Kosovës, Hasan Abazi u arrestua 10 ditë më parë në kufirin Kosovë -Serbi si i dyshuar për spiunimin e të dhënave në vitin 1999 për NATO-n. Ai po vuan dënimin e dhënë nga gjykata e Vrajës prej 30 ditë paraburgim.

Sipas burimeve,  mbrojtja e Abazi ka kërkuar rishqyrtimin e këtij vendimi, por gjykata nuk ka kthyer ende përgjigje.

/Tch/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)