29 Prill 2024

Tahiri: Albini ka banesë, unë jo

Prishtinë, 21 korrik - Kryenegociatorja e bisedimeve për Kosovën, Edita Tahiri, ka reaguar pas aksionit të djeshëm të Lëvizjes Vetëvendosje para ndërtesës së qeverisë, ku kryengociatorja Edita Tahiri është vlerësuar më notën 10 për kompromise me Serbinë.

Edita Tahiri e cila udhëheqë me delegacionin e Prishtinës në bisedimet me Beogradin, u është kundërpërgjigjur këtyre akuzave.

Ajo gjatë një prononcimi për “Epokën e Re”ka thënë se opinionin e ka të qartë se kush është hajn e kush i korruptuar.

“Kur flitet për dukurinë e hajnisë desha t’i them zotri Albin Kurtit, se opinionin e di mirë sa ka punuar për çlirimin dhe pavarësimin e vendit dhe sot ai ka banesë, ndërsa unë si politikane që kam punuar në kohë të rënda për lirin dhe pavarësinë e Kosovës ende nuk kam. Prandaj mendoj se opinioni e ka mjaftueshëm këtë informatë për të parë se kush është kush në drejtim të hajnisë dhe korrupsionit” ka thënë Tahiri.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)