18 Maj 2024

Tadiç: Shtrëngimi i duarve, gjest i mirë

Dubrovnik, 7 korrik - Në Dubrovnik, janë takuar ish-Presidenti serb, Boris Tadiç me Kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçi, një takim që mediat e kanë vlerësuar si historik.

Por, Tadiç, ka thënë se shtrëngimi i duarve me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi nuk ka domethënie historike, por është gjest i mirë, për shkak se dy popujt kanë probleme që duhet t\'\'\'\'i zgjidhin.

”Sa për duarshtrëngimin me Kryeministrin e Kosovës Thaçi, nuk ka ndonjë rëndësi historike, por është mirë që të takohen përfaqësuesit e vendeve të ndryshme e edhe përfaqësuesit shqiptarë e serbë”, ka theksuar Tadiç për agjencinë serbe Tanjug.

Edhe pse është ftuar në konferencën dyditore në Dubrovnik, Serbia nuk e ka dërguar asnjë përfaqësues zyrtar të saj.

Për shkak të pranisë së Kryeministrit të Kosovës, asnjë zyrtar i Serbisë nuk ka marrë pjesë në këtë samit, sikurse as në takimet e viteve të kaluara.

Kryeministri Hashim Thaçi merr pjesë edhe këtë vit, derisa në margjina të samitit, ai është takuar me liderët shtetërorë të Kroacisë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)