23 Prill 2024

Sulmet ndaj personelit të KFOR-it dhe gazetarëve janë kriminale

Prishtinë, 29 maj - Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott, ka dënuar sulmet ndaj gazetarëve dhe personelit të KFOR-it në veri.

Përmes një statusi në Facebook, Abbott ka thënë se mesazhi i Quint-it është i qartë, që duhet të ndërmerren veprime të menjëhershme për de-përshkallëzim për të ulur tensionet.

“Sulmet ndaj personelit të KFOR-it dhe gazetarëve janë kriminale dhe të papranueshme. Siç e ka bërë jashtëzakonisht të qartë Quint-i duhet të ndërmerren veprime menjëherë për të de-përshkallëzuar dhe ulur tensionet”, ka shkruar ai.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)