27 Prill 2024

Suedia përkrahë rrugën evropiane të Kosovës

Prishtinë, 19 janar - Zëvendëskryeministrja e Republikës së Kosovës Edita Tahiri priti në takim ambasadorin e Suedisë, Lars Wahlund, me të cilin bisedoi  për  marrëdhëniet bilaterale mes dy vendeve,  perspektivën euro-atlantike të Kosovës si dhe për dialogun teknik.
 
Duke e falënderuar për mbështetjen e vazhdueshme të Suedisë për Kosovën, zëvendëskryeministrja Tahiri tha se shteti i  Kosovës po angazhohet me një frymë evropiane për prioritet e saj që kanë të bëjnë më sundim të ligjit, zhvillimin ekonomik, zhvillimin e kapitalit njerëzor dhe  përshpejtimin e integrimeve euro-atlantike. Ajo ka përmend  në veçanti angazhimet për integrimin e komunitetit serb në pjesën veriore të vendit  në harmoni me Kushtetutën e vendit dhe Planin e Ahtisarit si dhe investimet socio-ekonomike që dot ë jenë në të mirë të qytetarëve dhe krijimit të mirëbesimit si vlerë e rëndësishme e shtetit të Kosovës.
 
Po  ashtu znj. Tahiri bëri një vlerësim për rrjedhat e dialogut ku në veçanti theksoi se zbatimi i plotë i marrëveshjeve për lëvizjen e lirë dhe tregtinë e lirë mund të arrihet vetën me heqjen e barrikadave dhe strukturave paralele.  Më tej ajo vuri theksin te çështjet e bashkëpunimit rajonal duke thënë se Serbia nuk ka të drejtë as legale as politike të insistoj në Rezolutën 1244 sepse Kosova është njohur si shtet nga shumica e vendeve të rajonit dhe të BE-së dhe se kjo Rezolutë i referohet “Jugosllavisë” e cila nuk ekziston më dhe se Serbia nuk është trashëguesja e këtij shteti.  Ajo ftoi Suedinë dhe gjithë vendet e BE-së  të kontribuojnë në heqjen e pengesave që Serbia i shkakton  në bashkëpunimet rajonale.
 
Nga ana tjetër, ambasadori Wahlund, ka thënë se Suedia e përkrah rrugën evropiane të Kosovës dhe se Qeveria e ti angazhohet për paqe të përhershme në Ballkan.  Ai ritheksoi se dialogu teknik duhet të vazhdoj dhe se zbatimi i marrëveshjeve dhe arritja e marrëveshjeve të reja janë në funksion të fqinjësisë së mirë dhe stabilitetit rajonal si dhe  forcojnë perspektivën evropiane të të dyja vendeve 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)