18 Maj 2024

Spindelegger: Është vonë për gjestin e Tadiqit, pritet Nikoliqi

Vjenë, 8 korrik - Zëvendëskancelari dhe ministri i Jashtëm i Austrisë, Michael Spindelegger, ka vlerësuar se nga ana serbe është paksa vonë për takimin simbolik të ish-presdidentit të Serbisë, Boris Tadiq dhe kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçit, ndërsa presidenti Nikoliq duhet të gjej gjestin me të cilin do të tregojë se është i vetëdijshëm për të kaluarën.

\"Nga ana serbe është paksa vonë për takimin simbolik të Tadiqit dhe Thaçit, por është mirë kur liderët ulen në një tavolinë për të biseduar për ardhmërinë e vendeve të veta”, ka thënë Spindelegger për Veçernji list, duke thënë se pret që të normalizohen marrëdhëniet e Serbisë dhe të Kosovës.

Në konstatimin e gazetarëve se Nikoliq ka dhënë deklarata radikale me të cilat mohon gjenocidin, Spindelegger ka thënë se “ballafaqimi me të kaluarën ndonjëherë është e dhembshme, por është e domosdoshme”.

\"Serbia duhet të pranojë çka ka ndodhur në të kaluarën, ndërsa i takon presidentit që të gjej masën adekuate si ta bëjë këtë. Duhet të gjendet gjesti me të cilin do të tregohet se është i vetëdijshëm për këtë”, tha Spindelegger.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)