05 Maj 2024

Sparks: Pjesëtarët e MUP-it duhet të largohen nga Kosova

Prishtinë, 12 shtator - Zëvendësshefi i EULEX-it, Andy Sparks, ka theksuar se misioni i BE-së në Kosovë nuk mundet ta përmbushë mandatin në tërë Kosovën, për shkak të operativëve ilegalë të Ministrisë së Brendshme të Serbisë (MUP) që janë të vendosur në veri.
 
Sipas tij, duhet të largohen nga Kosova qindra pjesëtarë të MUP-it. ”E dimë se janë atje në kundërshtim me Rezolutën 1244”, ka thënë Sparks gjatë një bisede me gazetarët serbë.

Ai ka theksuar se Serbia është e detyruar të respektojë Rezolutën 1244, sipas së cilës asnjë operativë i Serbisë nuk duhet të jetë në tokën e Kosovës.

Në lidhje me vizitën e fundit të drejtorit të Zyrës së Qeverisë për Kosovën, Aleksandar Vulin, i cili në fund të qëndrimit u dëbua me përcjellje të Policisë së Kosovës, Sparks ka rikujtuar se ekzistojnë mekanizmat për vizitat zyrtare të autoriteteve serbe në Kosovë, të cilat shkojnë nëpërmjet Zyrës së Përfaqësuesit Special të BE-së.

Sipas tij, vizitori duhet të tregojë qartë se ku shkon, ndërsa autoritetet e Kosovës e pranojnë vizitën sipas agjendës së dorëzuar. Në këtë aspekt, autoritetet kosovare kanë thënë se Vulini nuk e ka respektuar agjendën e tij.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)