02 Maj 2024

Sot nis Samiti Ndërkombëtar i Grave

Prishtinë, 4 tetor - Sot në Prishtinë fillon Samiti Ndërkombëtar i Grave “Partneriteti për Ndryshim: Fuqizimi i Grave” i pari i këtij lloji në rajon ku do të bëjë bashkë rreth 200 lidere nga sektori publik dhe ai privat nga Kosova dhe vendet tjera, për të adresuar zhvillimin ekonomik, pjesëmarrjen në politikë, dhe çështjet e sigurisë së grave.

Nikoqire e këtij samit do të jetë Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, do të marrin pjesë edhe disa folëse nga Shtetet e Bashkuara, përfshirë ish-Sekretaren e Shtetit Madeleine Albright, ambasadoren e SHBA-ve për Çështje Globale të Grave, Melanne Verveer, ambasadoren e SHBA-ve në Kosovë, Tracey Ann Jacobson, Ndihmës Administratoren e USAID-it për Evropë dhe Evroazi, Paige Alexander, si dhe Koordinatoren e Lartë për Gjini të USAID-it, Carla Coppell.

Presidentja Jahjaga ka thënë se pjesëmarrësit do të fokusohen kryesisht në temat që kanë të bëjnë me zhvillimin ekonomik të gruas, me përfaqësimin politik dhe aspektin e sigurisë së gruas dhe çështje që janë kyçe në avancimin e rolit të gruas, si në shoqërinë tonë ashtu edhe në shoqëritë e tjera.

Jahjaga ka theksuar se gjatë Samitit do të adresohen të gjithë ata faktorë që ndikojnë në avancimin dhe në fuqizimin e rolit të gruas në shoqëri, fuqizimin ekonomik të grave, me përfaqësimin politik dhe rolin e gruas në vendimmarrje, si dhe të drejtën e pronës dhe qasja e gruas në burime.

Gjithashtu sipas saj do të diskutohen temat në të cilat do të trajtohet roli i gruas në luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe qasja e gruas në siguri dhe drejtësi.

Ky Samit organizohet me mbështetjen financiare të USAID dhe mbështetjen organizative të NDI. Që nga fillimi i idesë për organizimin e Samitit të Gruas, ishte një përkrahje e fuqishme nga SHBA, këto dy organizata dhe nga Ambasada e SHBA këtu në Republikën e Kosovës. 

\"Kosova dhe kryeqyteti i Kosovës, në këto ditë gjatë mbajtjes së këtij Samiti, do të shndërrohet në kryeqendrën botërore ku do të diskutohet progresi dhe ndryshimet pozitive që kanë ndodhur në vendin tonë sa i përket fuqizimit të gruar, të gjitha ato reforma dhe mekanizma që janë krijuar deri tash për fuqizimin e rolit të gruas dhe që të identifikohen rekomandimet që hyjnë në punë për Kosovën, për vendet e rajonit, por edhe për vendet e tjera të botës, që në njëfarë mënyre i kanë sfidat e njëjta, siç i kemi ne në Kosovë dhe në rajon\", ka theksuar ajo.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)