18 Maj 2024

Sot nis konferenca ndërkombëtare për vetëqeverisje Lokale

Prishtinë, 14 shtator - Nën patronatin e Ministrisë e Administrimit  të Pushtetit Lokal, sot për herë të tretë në Kosovë në Komunat Prishtinë, Prizren, Mitrovicë dhe Novobërde organizohet Konferenca  Ndërkombëtare për Vetëqeverisje Lokale ku do të marrin pjesë përfaqësues të lartë politik nga Kosova, Kroacia, Sllovenia, Irlanda e Veriut, Maqedonia, Mali i Zi dhe ekspertë nga rajoni dhe më gjerë.

Konferenca fillon punimet sot në ora 10:00, në Prishtinë “Ndërtesa e Qeverisë, Ish-Pallati i Shtypit” në Prishtinë,  ndërsa vazhdon më 15 shtator në Komunat: Prizren, Mitrovicë dhe Novobërdë.

Në Konferencë do të marrin pjesë: zNevzat Bejta, Ministër i Pushtetit Lokal, Republika e Maqedonisë, Boris Milosevic, Zëvendës Ministër i Administratës, Republika e Kroacisë, Ferdinand Pone , Zv. Ministër i Brendshëm, Republika e Shqipërisë, Zoran Jankovic, dhe përfaqësues të tjerë nga vendet e rajonit dhe më gjerë.

Përfaqësues politik nga Kosova: znj, Atifete Jahjaga, Presidente e Kosovës,  Hashim Thaçi, Kryeministër i Kosovës, Slobodan Petrovic, Zëvendës Kryeministër i Kosovës dhe Ministër i Ministrisë së Pushtetit Lokal, znj. Tracey Ann Jacobson, Ambasadore e SHBA në Republikën e Kosovës, Samuel Zhbogar, Përfaqësues i BE-së në Kosovë, Pieter Faith, ish -shef i Zyrës Civile Ndërkombëtare në Kosovë,deputet te Kuvendit të Kosovës, Ministra,  përfaqësues nga organizatat donatore, kryetarë komunash dhe përfaqësues nga shoqëria civile.

Organizmi i Konferencës Ndërkombëtare për Vetëqeverisje Lokale dhe Panairi i Komunave  karakterizohet me reformat në qeverisjen lokale në Kosovë siç janë avancimin e legjislacionit, strategjia  për qeverisje lokale si dhe  krijimi i  komunave të reja.

Të arriturat në fushën e qeverisjes lokale në vend, imponojnë mobilizim dhe vullnet institucional për promovuar njërën ndër fushat më interes për vendin dhe qytetarët që është  afirmimi i vlerave dhe të arriturave në fushën e qeverisjes Lokale konform standardeve evropiane.

Ekspertë dhe  organizata të profilizuara për qeverisje lokale do të prezantojnë dhe shkëmbejnë përvoja për format dhe praktikat më të mira të qeverisjes që kanë për fokus ofrimin e shërbimeve sa më afër qytetarëve. 

Diskutimi i përbashkët dhe shkëmbimi i përvojave rajonale dhe praktikave më të mira në mes të institucioneve të vetëqeverisjes lokale me aspirata drejt BE-së, do të përqendrohet në tri tema kryesore: I. Korniza Lokale Legjislative dhe Administrative, II. Nevojat për të Ndërtuar një Demokraci Evropiane Lokale dhe III. Resurset Lokale – Prioritetet Lokale.

Në kuadër të Konferenca  Ndërkombëtare për Vetëqeverisje Lokale, më 14  shtator në ora  14:00,  në Pallatin e Rinisë në Prishtinë,  hapet Panairi I Komunave. Në panairin e komunave, Komunat e Kosovës do të prezantojnë punime që karakterizohen me traditat dhe vlerat historike organizative e popullore në Kosovë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)